spot_img
HomeEKONOMIPse qumështi i devesë po pushton tregun?

Pse qumështi i devesë po pushton tregun?

spot_img

Trendi më i ri në treg është qumështi i devesë i cili po shitet si superushqim në supermarketet amerikane e ato britanike, apo edhe “online” përmes faqeve të ndryshme.

Por ky qumësht nuk përdoret vetëm si lëndë e parë, së fundmi po shfrytëzohet edhe për produkte të tjera si: çokollatat, disa lloje djathërash, akulloret dhe kremrat e lëkurës.

Nga ana tjetër, deri edhe kockat e deveve të ngordhura gjejnë përdorim, pasi kthehen në suvenire për turistët.

Hitesh Rathi në Indi, një investitor në këtë treg, thotë se biznesi i tij trevjeçar kërkon deri në 7.000 litra qumësht deveje në muaj:

“Tregu dhe kërkesa për qumështin e devesë e produkte të lidhura me të po rriten me hapa të shpejtë. Megjithatë, sfidat nuk janë të vogla, si kur flitet për ndërgjegjësimin mbi këto produkte, ashtu dhe për marketimin e linjës së mallrave tona”, tha Hitesh Rathi.

Qumështi i devesë sa vjen edhe bëhet më i preferuar në perëndim ndërsa në Indi ku lopët janë të shenjta dhe preferohet qumështi i tyre, është e vështirë gjetja e tregut.

Veç të tjerash, ai vjen më i yndyrshëm dhe pak më i kripur në shije, e jo të gjithë janë mësuar me të.

Por, shenjat pozitive nuk mungojnë. Shpresat janë që një treg i tillë të rritet dhe komunitete tradicionale të kenë një nxitje ekonomike për të shtuar tufat e tyre të deveve, numri i të cilave po vjen në rënie. /dita

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme