spot_img
HomeBUJKUPropolisi dhe rëndësia e tij në jetën e bletës 

Propolisi dhe rëndësia e tij në jetën e bletës 

spot_img

Nga Rrahim Grainca

Propolisi është një produkt mjaftë i rëndësishëm për ekzistencën e bletës prej krijimit të sajë deri në ditët e sotme fjala Propolis vjen nga Greqishtja e vjetër qe në thelb do thotë mbrojtja e kolonis që nga kohët e vjetra është ditur për vlerën e tij dhe është studiuar dhe shkruar në literaturën e bletarisë.

Bletët mbledhin rrëshirë, nga trungjet dhe sythet e bimëve, bimët e taisin këtë rrëshirë si mbrojtje, nga bakteret, parazitët,dhe patogjen të ndryshëm.

Image may contain: outdoor and water

Bletët kur e sjellin ne zgjua, e përpunojnë duke i shtuar dyllë, polen, dhe sekrecione nga trupi i tyre, me këtë produkt, bletët mbyllin të qarat hyrjen dhe lyejnë pjese te zgjoit, balsamosin ndonjë krijesë nëse e mbysin brenda, dhe nuk mund ta nxjerrin jashtë kryesisht e mbledhin në fund të stinës.

Image may contain: people sitting and outdoor

Propolisi ka veti antibakteriale, anti fugale dhe virusale dhe shumë veti farmakologjike.

Studimi i fundit nga universiteti i Gjeorgjisë, Atalantës dhe Minesotës në SHBA. Shkencëtarët projektuan 4 metoda ,si të inkurajohen shoqëritë, të rrisin mbledhjen e propolisit nga 4 metodat shkencëtarët dalluan ,metodën qe tani do flasim, kjo u arrit duke mos lëmuar, anën e brendshme të zgjoit, ose duke i gërryer zgjoin, me ndonjë mjetë duke i shkaktuare vraga.

No photo description available.

Por e rëndësishme ishte çfare arrihet pasi bletët të inkurajohen në rritjen e propolosit, në zgjua rezultatet ishin impresionuese, pasi i bën analiza në dy grupe bletësh, ato që u inkurajun në mbledhje të propolisit dhe grupi tjetër me koshere të lëmuara, në shoqëritë ku kishte më shumë propolis, në muret e zgjoit kishte shumë më pak baktere dhe viruse, në këto koloni nuk ishte aktivizuar shumë sistemi imun, dhe ishin më pak të amortizuara këto bletë dhe një nivel te ulët stresi pasi propolisi kishte mbajtur në kufi normal bakteret dhe viruset janë vërejtur në nivel me të ulet te parazitëve.

Kështu edhe ne mund t’i inkurojojmë bletët tona në mbledhjen më të mëdha të propolisit duke gërryer brendësinë e zgjoit, me furka metalike. Dhe prodhuesit e koshereve, duhet të njoftohen që të mos lëmojmë brendësinë e zgjoit pasi kjo inkurajon bletët të mbledhin me shumë propolis dhe krijohet një mbrojtje natyrore kundër baktereve, viruseve dhe krijohen kushte natyrore.

Seleksionimi bëhet, për arsye të përcillen vetit e dëshirueshme nga gjenerata në gjenerata, disa shtete kanë filluar të fusin në programet e tyre të përzgjedhjes edhe kolonit që mbledhin më shumë propolis të përdorët për vjelje apo për mirëqenien e vetë kolonisë./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme