spot_img
HomeBUJKUPromovim i produkteve bujqësore shqiptare në tregjet ndërkombëtare

Promovim i produkteve bujqësore shqiptare në tregjet ndërkombëtare

spot_img

Në bashkinë Fier, u zhvillua Samiti i Inovacionit “AgroLabs”, i cili bashkoi të tetë partnerët nga Greqia, Qipro, Bullgaria dhe Shqipëria, të përfshira në programin Ballkani-Mesdheu” në konsultimet dhe diskutimet rreth grupimeve të inovacionit të produkteve agro-ushqimore.

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi ka hapur këtë aktivitet të madh të bujqësisë, organizuar nga Bashkia Fier si një nga partnerët kryesor dhe bashkë me zv. Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi.

“Ky samit shërbeu për të shkëmbyer jo vetëm mendimet, por edhe përfitimet specifike nga zbatimi i projektit për secilin partner, duke paraqitur gjithashtu dhe impaktin në bujqësi dhe ekonomi të vendit. Nëpërmjet këtij projekti bashkia Fier përfiton një informacion të klasifikuar, një platform biznesesh të mirëfilltë dhe një pasaportë prodhimi vendas që mund ta promovojë atë në çdo treg apo bashkëpunim ndërkombëtar”, tha Gjeçi.

“Projekti synon gjithashtu dhe krijimin e një rrjeti biznesesh dhe prodhuesish të cilët jo vetëm do të bashkëpunojnë, do të shkëmbejnë mes tyre prodhime dhe informacione, por mbi të gjitha do të jenë si një libër i hapur që përveç ndihmës me teknologji bashkëkohore dhe asistencë teknike të vazhdueshme do të përfitojnë edhe mundësinë për t’u afruar me tregjet ndërkombëtare duke rritur eksportin, sasinë e prodhimeve dhe mbi të gjitha ekonominë”, u shpreh zv. Ministrja e Bujqësisë.

Gjithçka do të jetë në shërbim të një bujqësie të zhvilluar dhe të qëndrueshme.

Më tej ajo shtoi se “ky projekt vjen në kohën e duhur kur edhe Qeveria shqiptare në fokusin e saj ka zhvillimin e bujqësisë duke akorduar grande mbështetëse. Të gjitha këto përpjekje dhe angazhimi i vet fermerëve do e bëjnë edhe më të suksesshëm zbatimin e këtij projekti dhe rezultate të frytshme gjithashtu, duke përfituar një sistemim të mirëfilltë agrobiznesi të synuar prej vitesh, një promovim të fortë, një bashkëpunim dhe sigurisht një fuqizim të tyre dhe ekonomisë së vendit”./ATSH

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme