spot_img
HomeBUJKUProjekti i ri për promovimin e sistemeve ushqimore të qëndrueshme në rajonin...

Projekti i ri për promovimin e sistemeve ushqimore të qëndrueshme në rajonin e Detit të Zi

spot_img

Përmes një seminari virtual nisi projekti i ri i FAO-s për themelimin e një Qendre Rajonale Bashkëpunimi për Sisteme Ushqimore tē Qëndrueshme për vendet e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC). Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet FAO, Turqisë dhe Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, projekti do të zgjasë tre vjet, me një buxhet prej 0,5 milion USD, financuar nga Programi i Partneritetit FAO-Turqi (FTPP).

Qendra do ju sigurojë 13 vendeve anëtare të BSEC këshillim, udhëzime dhe informacione mbi sigurinë ushqimore, zbutjen e varfërisë dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, përfshirë burimet ujore dhe rritjen e kapaciteteve institucionale, me qëllim kryesor të bëjë sistemet ushqimore më të qëndrueshme.

Projekti është jetik dhe do të ndihmojë vendet anëtare në rikuperimin nga ndikimi i COVID-19 lidhur me sigurinë ushqimore, duke mbështetur në rimëkëmbjen e ekonomive të BSEC. Deri në vitin 2023, vendet anëtare të BSEC duhet të jenë në gjendje të analizojnë dhe monitorojnë qëndrueshmërinë e sistemeve ushqimore dhe të zbatojnë veprime duke i bërë këto sisteme më elastike ndaj tronditjeve dhe krizave në të ardhmen.

Në aktivitet u përfshinë në diskutime Viorel Gutu, Koordinatori Ndërrajonal i FAO-s për Azinë Qendrore dhe Përfaqësuesi i Turqisë, Ambasadori Ebru Barutçu Gökdenizler, Zëvendës Sekretari i Parë i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, dhe Aylin Çağlayan Özcan, Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve së Turqisë. Të gjithë theksuan rëndësinë për zhvillimin e qëndrueshëm të sistemeve ushqimore të vendeve anëtare BSEC- zona totale e së cilës përfshin afro 20 milionë km², me popullsi rreth 337 milionë njerëz.

Në fjalën e tij, Gutu nënvizoi se Qendra e Bashkëpunimit e sapo themeluar do të shërbejë si një instrument për dhënien e përgjigjeve konstruktive në rajon e më gjerë përballë sfidave të sistemeve ushqimore.

Në seminar, diskutimet u përqendruan rreth përfituesve potencialë të projekteve, ndikimet e pritshme, rezultatet e arritura, si dhe mekanizmat qeverisës. Për më tepër, parimet, statutet, dhe procedurat e projektit ishin në rendin e ditës.

Pjesëmarrësit shtjelluan më tej se si qendra mund të kontribuojë në përgatitjen e Samitit të Sistemeve Ushqimore e cila do të organizohet në Shtator 2021.

E themeluar në vitin 1992, BSEC përbëhet nga Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Republika e Moldavisë, Maqedonia e Veriut, Rumania, Federata Ruse, Serbia, Turqia dhe Ukraina. Rajoni ka gjithashtu një volum tregtar të brendshëm prej më shumë se 167 miliardë USD në vit me tregtinë e prodhimeve bujqësore, që zë një pjesë të konsiderueshme.

Rreth Programit të Partneritetit FAO-Turqi

Objektivat e Programit të Partneritetit të FAO-Turqi janë ofrimi i mbështetjes në sigurinë ushqimore, uljen e varfërisë  rurale dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, per të shmangur shkretëtirëzimin dhe ruajtjen e ekosistemeve në Azerbajxhan, Kazakistan, Kirgistan, Taxhikistan, Turqi, Turkmenistan dhe Uzberkistan, dhe përtej.

Eshtë themeluar në vitin 2007, në fazën e parë të Programit të Partneritetit FAO-Turqi për Ushqimin dhe Bujqësinë ka përfituar nga kontributet e fondit të besimit në vlerë prej 10 milionë USD, financuar nga Qeveria e Turqisë, përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve. Në 2014, Turqia dhe FAO filluan fazën e dytë përgjatë fazës së parë të Programit të Partneritetit të Pyjeve FAO-Turqi me një fond shtesë prej 20 milion USD, duke e çuar kontributin e përgjithshëm të Turqisë në 30 milionë USD./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme