spot_img
HomeBUJKUProjekte të reja gjermano-shqiptare për zhvillimin dhe punësimin në zonat rurale

Projekte të reja gjermano-shqiptare për zhvillimin dhe punësimin në zonat rurale

spot_img

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi nënshkroi të enjten në Tiranë, me zv.ambasadorin gjerman në vendin tonë, Johannes Dietrich marrëveshjen e financimit me vlerë 10 milionë euro, për “Përmirësimin e kushteve për gjenerimin e të ardhurave në zonat rurale në Shqipëri”.

Në këtë mënyrë, Gjermania dhe Shqipëria duan të krijojnë së bashku vende të reja pune në sektorin e bujqësisë dhe turizmit si dhe të përmirësojnë kushtet e jetesës në zonat rurale të Shqipërisë.

Marrëveshja e Ministrisë së Bujqësisë me GIZ, e shtrirë në 4 vite, parashikon që vitin e ardhshëm të investojë për fermerët dhe zhvillimin rural rreth 2 milionë euro.

Përfitues janë para së gjithash gratë dhe të rinjtë në Alpet e Veriut të Shqipërisë si dhe prefekturat e Vlorës dhe Dibrës. Përveç kësaj, do të vazhdohet të mbështetet Ministria e Bujqësisë në përafrimin e direktivave kombëtare me standardet e BE-së si dhe në angazhimin e fondeve financiare të BE-së (IPARD).

Ministri Peleshi, vlerësoi mbështetjen dhe kontributin e qeverisë gjermane në zhvillimin e sektorit rural në Shqipëri dhe u shpreh se, ky fond do të japë impakt kryesisht në diversifikimin e agroturizmit, ku qeveria ka nisur tashmë zbatimin e programit “100 fshatrat”.

Gjithashtu vlerësoi Peleshi, procesi që nisur tashmë për pajisjen e fermerëve me certifikatë të tokës bujqësore, i hap rrugë zhvillimit të tregut të tokës dhe përfitimit nga fondet e Programit IPARD.

Zëvendësambasadori Johannes Dietrich theksoi se “përmes vizitave në rajone të ndryshme të vendit tuaj kam mundur të krijoj vetë një ide se si fermerët përmes granteve dhe ekspertizës gjermane kanë mundur të rrisin në sasi dhe cilësi prodhimet e tyre. Me ndihmën tonë për shenjimin dhe komercializimin e shtigjeve dhe ka përfituar edhe turizmi në zonat rurale. Kjo është baza e sukseseve, mbi të cilën duam të ndërtojmë projektin e ri”./ata.gov.al

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme