spot_img
HomeBUJKUProdhimtaria organike

Prodhimtaria organike

spot_img

Prodhimtaria organike bujqësore paraqet sistem të menaxhimit të prodhimtarisë bujqësore dhe prodhimeve tjera të cilat rrisin dhe nxisin biodiverzitetin, në mënyrën më të mirë mbrojnë mjedisin dhe aplikimin e standardeve më të larta të mbrojtjes së shëndetit të bimëve, kafshëve dhe njerëzve. Bujqësia Organike udhëheq normalizimin e rrethinës së gjithëmbarshme natyrore nga shumë aspekte:  teknologjitë themelore të kultivimit të bimëve dhe kafshëve, kualitetin e ujit, tokës dhe ajrit, ruajtjen e biodiversitetit, sasinë dhe kualitetin e ushqimit, fitimit, mënyrës së jetës, standardin e jetës etj. Përveç emërtimit Organik në përdorim janë edhe termet bujqësi biologjike dhe ekologjike.

Prodhimtaria organike është në tërësi prodhimtari e kontrolluar. Në bazë të rregullores së lëvizjes ndërkombëtare të bujqësisë organike (IFOAM – International Federation of Organic Agriculture Movements) kushtet e prodhimit duhet ti përshtaten kushteve specifike të secilit vend në të cilën zhvillohet prodhimtaria dhe duhet  me ligj të jetë e rregulluar. Në mënyrë precize janë të definuar kushtet e kryerjes së prodhimtarisë bujqësore organike. Parcelat e tokës, fermat blegtorale dhe kapacitetet përpunuese duhet të jenë të izoluara nga burimet e mundshme të ndotjes, uji i cili përdoret për ujitje duhet të jetë i kualitetit gjegjës, ekspertët dhe prodhuesit duhet të aftësohen  dhe të kenë obligim një ripërsëritje të vazhdueshme të njohurive.

Principi themelorë i prodhimtarisë bujqësore organike thotë: Toka e shëndoshë – kafshë dhe bimë të shëndosha – njerëz të shëndetshëm.

Viteve të 70-ta të shekullit të njëzet fillon rritja e interesimit për këtë lloj të prodhimtarisë bujqësore. Ka nisur nga e ashtuquajtura ushqim i shëndetshëm. Kanë ekzistuar dilema në lidhje me emërtimin e kësaj mënyre të prodhimtarisë bimore kështu që ka qenë e domosdoshme të shpjegohet dallimi ndërmjet bujqësisë konvencionale dhe alternative.

Bujqësia konvencionale (e zakonshme, tradicionale) bazohet në aplikimin intensive të materieve kimike: plehrat minerale, pesticidet, rregullatorët e rritjes dhe aditivët në ushqimin e kafshëve.

Në të kundërtën e prodhimtarisë tradicionale në të cilën është e zakonshme përdorimi i materieve kimike është bujqësia alternative (organike, ekologjike, biologjike), e cila nënkupton ose zvogëlim të përdorimit të materieve kimike ose mënjanimi i plotë i tyre.

Sistemi i prodhimtarisë organike varet nga qarkullimi bimor, mbeturinat bimore, plehut të stallës, bishtajoret, plehërimit të gjelbër, materieve organike të hedhura të cilat nuk vijnë nga ferma, përpunimit mekanik të tokës, masave biologjike të luftës kundër dëmtuesve. Aplikimi i tyre ka si rezultat ruajtjen e frytdhënës së tokës dhe shtresës livruese, sigurimi i materieve ushqyese të nevojshme për bimët dhe shkatërrimi i barojave dhe dëmtuesve.

Përveç këtyre duhet të merret në konsiderim edhe shfrytëzimin maksimal të burimeve të energjisë së ripërtërishme, mbajtja e llojllojshmërisë gjenetike agro dhe ekosistemit dhe ruajtja e mjedisit jetësor, zvogëlimin e të gjitha formave të ndotjes etj.

Në kornizën e krejt asaj që u theksua më lartë kishte me qenë shumë e domosdoshme të nxjerrën karakteristikat themelore të prodhimtarisë organike: këto janë prodhime të marra në kontrolle të rrepta, rregulloret ligjore, mënyrës së prodhimit, të cilat janë në të vërtetë prodhimtari organike. Këto prodhime janë të sigurta, në ato nuk ka materie artificiale dhe pesticide kimik-sintetike. Janë më të shëndetshme se ato konvencionale dhe kanë vlerë më të lartë ushqyese.

Duke ju falënderuar mënyrës se si përfitohen, kanë më shumë energji jetësore dhe fuqitë cilat janë përgjegjëse për mbajtjen e imunitetit, proceseve regjenerues dhe vitalitetit të organizmit të njeriut. Përmbajtja e disa elementëve të rëndësishëm (hekuri, kaliumi, kalciumi, zink) është shumë i lartë te prodhimet organike se sa ato të përfituara me mënyrën konvencionale të prodhimit. Prodhimet organike veçanërisht janë shumë të rëndësishme për të ushqyerit e fëmijëve.

Arsyet për përfshirjen në prodhimtarin organike

Nuk e ndotin mjedisin jetësor (ajri, uji, toka)

Mbështetet në shfrytëzimin e raporteve dhe interaksionit në mjedisin natyror (ciklet biologjike dhe ruajtja e biodiversitetit)

Respektojnë drejtpeshimin natyror ekologjik

Shfrytëzon burime të qëndrueshme të energjisë.

Përparësitë e ushqimit organik

Kualiteti dhe siguria (prodhimet organike kanë vlera më të larta biologjike dhe ushqyese të cilat pasqyrohen në rritjen e përmbajtjes së vitaminave dhe mineraleve, kalciumit, magnezit, hekurit, dhe antioksidantëve)

Nuk përmbajnë mbetje të pesticideve dhe metaleve të rënda

Nuk përmbajnë  aditiv artificial, konservues, emulgator, ngjyra artificiale, aroma dhe përforcues të shijes

Nuk përmbajnë shtesa të antibiotikëve, rregullator të rritjes dhe ilaçe tjera veterinare

Kanë karakteristika të shijes, erës dhe ngjyrës të cilat shpesh na i rikujtojnë në ‘shijet e harruara të prodhimeve nga fshati’

Organizmat e modifikuar gjenetik (GMO) dhe prodhimet e tyre nuk aplikohen në ushqimet e prodhuara organike.

Prodhimet organike marrin vetëm rreth  1% të tregut të përgjithshëm botëror, por janë duke u bërë një mall gjithnjë e më i kërkuar, është evidente se pjesëmarrja e tyre është gjithnjë më e madhe në rrjedhat tregtare botërore dhe vlerësohet se do të kenë tendencë të rritjes edhe në vitet në vijim. Një trend i ngjashëm paraqitet edhe kur është fjala për lëndë të parë të cilat kanë ndikim shërues, kështu që është shumë e rëndësishme të prodhohen bimë mjekësore pa shtesa të materieve sintetike të cilat do të mund të shkatërrojnë drejtpeshimin biologjik të mjedisit në të cilat prodhimtaria zhvillohet. Mendohet se ardhmëria e bimëve aromatike, mjekësore dhe mëlmesave duhet të jetë kryesisht në prodhimtarinë e bazuar në principet e bujqësisë organike. Kjo prodhimtari duhet të rregullohet me ligj dhe duhet të kryhet nën mbikëqyrjen inspektorëve.

Kur është fjala te prodhimtaria organike e bimëve mjekësore është e rëndësishme që ajo të mbështetet në proceset natyrore dhe përdorimin e materieve organike në ciklin e prodhimeve.

Është i ndaluar shfrytëzimi i materieve për mbrojtjen e bimëve dhe materieve për ushqimin  e bimëve të cilat kanë origjinë kimike – sintetike, rregullator të rritjes dhe aditiv.

Bimët mjekësore janë një hallkë jashtëzakonisht e rëndësishme  në zinxhirin e prodhimtarisë bimore për përpunim në industri dhe në farmaci. Sot shfrytëzohen rreth 10,000 lloje të bimëve me qëllim që të përfitohen ilaçe të mira të cilët do të ishin sa më pak të dëmshëm për organizmin e njeriut. Në fillim janë grumbulluar bimë të vetë mbira në natyrë me qëllim që në kohën më të re do të kenë qasje në prodhimtarinë e pemishteve sepse ajo mundëson marrjen e rendimenteve shumë më të larta dhe lëndë të parë të kualitetit të njëjtë.

Bimët mjekësore, sipas definicionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përbëjnë ato lloje të bimëve ku njëra pjesë ose disa pjesë përmbajnë materie aktive biologjike të cilat mund të përdoren për qëllime terapeutike ose për sintezë kimike farmaceutike. Sipas këtij definicioni bimët aromatike janë ato të cilat përmbajnë materie aktive të erës së veçantë ose shijes, të cilët shfrytëzohen për krijimin e erërave, prodhimeve kozmetike, pijeve alkoolike dhe jo alkoolike si dhe aroma për prodhime ushqimore, por shërbejnë edhe për përfitimin e vajrave eterike. Bimët aromatike dhe mjekësore më së shpeshti emërtohen me emër të përbashkët bimë mjekësore sepse në mes tyre nuk ekziston ndonjë kufij i  ashpër. Disa nga bimët mund të shfrytëzohen edhe për qëllime mjekësore por edhe për përfitimin e aromës dhe vajrave eterik (p.sh menta). Duke depërtuar më thellë me njohuri dhe  më gjerë, secila bimë mund të jetë shëruese. Të gjitha bimët të cilat shërbejnë në të ushqyerit kanë një ndikim të caktuar mjekësor dhe mund të kategorizohen në një nëngrup të veçantë të bimëve mjekësore.

Disa nga bimët mjekësore përmbajnë materie të cilat veprojnë të pavarura. Disa materie veprojnë në disa organe (zemër, lukth, mëlçi), disa në krejt organizmin dhe këto ndikime mund të jenë stimuluese ose qetësuese. Veçanërisht përfiton për nga rëndësia prodhimtaria organike sepse prodhimet organike nuk përmbajnë materie të dëmshme, metale të rënda dhe mbetje të pesticideve. Prodhimi i përfituar me prodhimtarinë organike të bimëve mjekësore mundet pa kurrfarë rreziku të përdoret në të ushqyerit po ashtu edhe në shërim. Përveç atyre që u përmendën më lartë, bimët mjekësore kanë edhe dedikime tjera. Me lëvrimin e masës së gjelbër mbitokësore përfitohet një pleh  i gjelbër kualitativ, disa pjesë të bimëve mjekësore shfrytëzohen për ushqim të kafshëve kurse disa shërbejnë në luftë kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve. Mbeturinat bimore të disa bimëve mjekësore mund të shfrytëzohen si lëndë djegëse për nxehje dhe si energji për tharëse, që është edhe një aspekt i ruajtjes së mjedisit të shëndoshë jetësor. Përfundimisht, shumë bimë mjekësore janë të pasura me nektar dhe polen, janë jashtëzakonisht mjaltëdhënëse, por edhe periudha e lulëzimit është shumë e gjatë dhe paraqesin një kullosë të mirë për bletët që në sistemin e prodhimtarisë organike kontribuojnë në përfitimin e mjaltit organik kualitativ.

—-

Gazeta Bujku e boton me leje të Iadk.org

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme