spot_img
HomeBUJKUBlegtoriProblemet shëndetësore të kecave të porsalindur

Problemet shëndetësore të kecave të porsalindur

spot_img

Nga Dr. Agim Nelaj

Në tufat e dhive të porsa krijuara (raca Alpine), pse jo dhe në tufat e dhive të vendit, gjatë dimrit dhe fillimit të pranverës (2017-2018), pati mjaftë sëmundje në kecat e porsalindur, rrjedhojë e një moti jo të qëndrueshëm dhe infeksione që janë mjaftë të përhapura. Moti siç duket edhe gjatë këtij viti do të jetë me probleme. Kanë filluar dështimet në dhi.

Situata nuk është e veçuar. Nga të dhënat rezulton se ka shtrirje pothuajse në gjithë vëndin. Nëpërmjet këtij materiali, do të shfaq disa mendime dhe rekomandime modeste, për tu ardhur në ndihmë të interesuarave, dhe të shërbej si eksperiencë.

Keci me bark të fryrë

Keci lind normal, nëna në gjendje të mirë të ushqyerit. I porsalinduri, që në 2 deri në 3 ditët e para, shfaq si shenja të dukshme, fryrje barku. Një pjesë shfaqin edhe sindromin “i kecit të ulur”. Eksperienca e jonë tregoj se: me shfaqjen e rasteve të para me fryrje barku, veç atyre që kanë shfaqje, trajtohen paraprakisht të gjithë kecat e porsa lindur. Për arsye se: kjo shfaqje prek 25 deri në 30 për qind të kecave të lindur, dhe nëse nuk trajtohen në kohë, mortaliteti arrin 50 për qind. Trajtimi me antibiotikë bëhet që tre ditët e para. Kecit i jepet nga goja 1ml, dhe njëkohësisht 1ml i/m,( tre ditë).

Njërin nga antibiotikët e poshtëshënuar: Lincomycin / spectinomycin, Enrofloxacin, Tylosin, Gentamicin sulphate, oksitetracikline etj. Praktikohet edhe dhënia e Sulfadimethoxazine,nga goja për pesë ditë. Ne tufat me infeksion te perhershem me klamidioz qe ditet e para, mund te pudroset lehte me oksiteteracikline gjiri I dhise pas lyrjes se thithave me qumesht
Sindromi “ i kecit të ulur”.

Sindromi është gjetur tashmë përgjithësisht në tufat e dhive. Veçojmë këtu, mbarështimin intensive të dhive të importuara (alpine). Sindromi ka tërhequr vëmendjen e rritëseve. Mbajtja e bagëtive me prodhim të lartë qumështi në mjedise të ngushta, bashkë me kecat, u jep mundësi këtyre, të konsumojnë sasi të tepërt qumështi. Shfaqja vërehet herët, në kecat e moshës deri në dhjetëditëshin e parë. Përjashtim bëjnë kecat që ushqehen artificialisht. Keci konsumon sasi të tepërt qumështi, në mënyrë të përsëritur. Ai nuk është në gjendje ta tret plotësisht atë, para se ta rimbushi përsëri stomakun. Kjo krijon një gjendje të komplikuar, hera herës me shfaqje të një gjendje toksike. E cila shkakton një ngordhje të dhimbshme, që ndodhë shpejtë. Trajtimi i tyre bëhet me elektrolite ku në të mund të hidhet pak sulfat magnezi, një klizmë me pak sapun se shpesh nuk nxjerrin jashtëqitjen. Veprimet duhet të jenë të menjëhershëm për ta shpëtuar të voglin. Sindromi mund të shoqërohet me një infeksion bakterial në zorrë, këshillohet terapia me antibiotikë.

Rënia e temperaturës (hypotermia)

Temperatura e trupit 37.8 gradë C, është rrezikshmërisht e ulët. Ajo duhet të jetë mbi 38 gradë, që trupi të funksionojë normalisht. Temperatura mesatare duhet të jetë 38.5-39.5 gradë C. Nëse temperatura është nën 37.8°C, gjëja e parë që duhet të bërë është që trupi të rimarri temperaturën deri në 38°C të paktën. Një mënyrë është futja e kecit në një qese plastike deri te qafa dhe zhytet në një enë me ujë të ngrohtë (40 °C deri në 41°C). Mbahet në të për 5 deri në 10 minuta. Në qoftë se është ende e ulët, përsëritet procesi deri sa temperatura të arrij deri në 38° ose më lart. Nëse është i dehidratuar, duhet përdorur ringer laktat. Kecit i injektohet nga 30 cc në çdo shpatull. Në kushte shtëpie mund të përdoret: 5 ml kafe e fortë e zezë, e përzier me 1 lugë gjelle shurup sheqeri.

Diarreja e të porsalindurit

Diarreja është simptomë e një sëmundje – jo sëmundja vetë. Ndodh nganjëherë që keci të vetë pastrohet. Kjo është gjë e mirë. Organizmi përpiqet të jashtëqiti substanca toksike. Kjo kërkon kujdes, që mos të përdoren barna për ndalimin e diarresë. Nëse diarreja nuk është e ujëshme, jo kërcënuese për dehidratim ,duhet kujdes në përdorimin e barnave anti – diarre. Ndodh që rritësi të përdori barna që përdoren për fëmijët e vegjël. Njëri prej tyre është dhe immodiumi. Asnjëherë s’duhet dhënë Immodium kecave. Ai ngadalëson dhe ndonjëherë ndalon lëvizjen peristaltike të zorrëve. Qumështi, ngel i pa lëvizur në aparatin tretës, duke e keqësuar situatën. Në qoftë se diarreja është e ujëshme i jepet të Pepto – Bismol (6-8ml) deri në tri herë në ditë, për të qetësuar stomakun. Mund të përdoret Bikarbonat sode ose elektrolite, si një zgjidhje për rehidratimin. Përdoret Neomycin sulfate nga goja. Nëse kjo nuk është efektive, përdoret Sulfadimethoxazine. Nuk duhet filluar të ushqyerit vetëm me qumësht, deri sa jashtëqitja e kecit jetë kthyer në normë.

Diarreja është komplekse

Shkaqet janë të vështira të identifikohen. Veçanërisht diarreja e të sapolindurit. Infeksioni me E.coli mund të ngatërrohet në ato raste, kur keci është i dobët dhe shoqërohet me syndromen e “qëndrimi i ulur”. Dallimi më i dukshëm është: i porsalinduri me infeksion E. coli shoqërohet me ethe. Ndërsa keci i dobët me syndrome, ka temperaturë nën normë. Kjo ilustron rëndësinë, se gjithmonë duhet marrë temperatura rektale e një keci. Përveç kësaj, ndërsa sindromi i ndodh që në lindje ose menjëherë pas kësaj, infeksionet bakteriale mund të ndodhin në çdo kohë.

Diarreja e të porsalindurit mendohet të jetë E.coli ose Cryptosporidiosis, zakonisht këto janë infeksione që takohen më shpesh. Veçanërisht në mot të ftohtë dhe / ose i lagësht, por nuk kufizohen vetëm në këto kushte moti. Pa analiza laboratorike, diagnoza e saktë nuk është e mundur. Gjithsesi, një kec vogël, i porsalindur, cili nuk është aktiv, koka e të cilit është e venitur dhe bishti është i varur, që nuk po ha, i dehidratuar, me ethe, nuk ka probleme të frymëmarrjes, por ka në përgjithësi diarre, ( pak gri ose të bardhë) me një erë shumë të veçantë – të gjitha këto shenja klinike tregojnë për infeksion të E.coli./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme