spot_img
HomeBUJKUPrizreni qendër kombëtare për prodhime vendore

Prizreni qendër kombëtare për prodhime vendore

spot_img

Prodhues të ndryshëm vendës kanë vazhduar promovimin e prodhimeve të tyre para qytetarëve të Prizrenit në Viva fresh store, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Ky aktivitet po realizohet në kuadër të fushatës “Javët e Biznesit Kosovar 2018” e cila realizohet për të 16 vit nga AKB-ja me moton “Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?“.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se tërë aktiviteti jonë tashmë tradicional për konsum të prodhimeve vendore nuk ndalet, por tashnë u bë edhe më i fuqishëm pas ndëemarrjes së masave kundër prodhimeve serbe.

“Tash sa vjet kërkojmë marrjen e masave ndaj prodhimeve serbe, e i cili vendim u realizua tash nga institucionet e Kosovës me taksën 100 për qind”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se Prizreni është qendër kombëtare për prodhime vendore.

Ai bëri thirrje qytetarëve të Prizrenit e Kosovës që në rrjetin e marketeve Viva e markete tjera ti blejnë e kenë prioritet prodhimet vendore.

Arbëreshë Krasniqi, zv. Ministre e Tregtisë e Industrisë, tha se pas masave të ndërmarra nga MTI e institucionet e Kosovës ndaj produkteve serbe me taksën 100 për qind, prodhimeve vendore u ka ardh koha që të konsumohen nga të gjithë e të zhvillohen.
Ajo u bēri thirrje prodhuesëve vendor që të rrisin cilësin e prodhimin dhe institucionet do t’i përkrahin.

Zv.minisresha kërkoi nga qytetarët që të konsumojnë prodhimet vendore dhe festat e fund vitit ti festojnë me sa më shumë prodhime kosovare.

Luan Hasani, zv. Menaxher në Viva në Prizren, tha se do të jenë gjithmonë përkrahës të prodhimeve vendore e atyre shqipëtare, me qëllim të fuqizimit të sektorit prodhues në Kosovë.

Ai tregoi se kanë mbi dyqindë mijë konsumatorë kosovar e mbi njëqindë mijë nga Shqipëria dhe këta do të furnizohen me prodhime vendore krahas prodhimeve tjera.

Viva është në dispozicion të AKB-së e prodhuesve vendës dhe do të vazhdoi përkrahja edhe në të ardhmen./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme