spot_img
HomeBUJKUBlegtoriPrejardhja e gjedheve

Prejardhja e gjedheve

spot_img

Gjedhët hyjnë në shoqërinë e hordateve (chordata), nën rrethin e kurrizorëve (vertebrata), klasën e sisorëve-gjitarëve (mammalia), nënklasën placentalia; rendin e thundrakëve (ungulata), nënrendin e dythundrakëve (paradigitata), grupin e ripërtypësve (ruminantia), familjen briboshe (caviocornia), nënfamiljen bovina, gjininë Bos dhe llojin (specien) Bos Taurus.

Sipas Friend (1978) gjedhët e tanishëm shtëpiak kanë prejardhje nga paraardhësit e njëjtë të cilët kanë ekzistuar qysh në kohërat e lashta. Ky lloj i parë është emëruar si BOS PRIMIGENUS, fosilet e të cilit janë gjetur në Indi, Egjipt, Evropë, etj. Sipas të dhënave shkencore kronologjia e zbutjes ka filluar qysh në kohën e gurit (neolit), së pari ka filluar në Azi, pastaj në Afrikë e më vonë edhe në Evropë dhe atë në luginat e lumenjve Nil, Eufrat, Gong etj. Nga ajo kohë gjedhi ka ndihmuar në punën dhe prodhimtarinë e gjithëmbarshme të punës së njeriut. Njeriu primitiv i asaj kohe, përmes gjuetisë, i ka shfrytëzuar kafshët e egra për ta siguruar ushqimin. Mishin e ka shfrytëzuar për ta ngrënë, lëkurën për veshmbathje, ndërsa brirët i ka shfrytëzuar për punimin e armëve.

Rreth 6000 vite para erës sonë, njeriu filloi ta punoj tokën për mbjellje dhe për këtë qëllim fillon ta shfrytëzoj gjedhin. Metoda e zbutjes nuk është mirë e njohur, ndërsa koha e zbutjes caktohet në bazë të dhënave arkeologjike. Në bazë të këtyre të dhënave mund të arrihet deri te përfundimi se zbutja ka filluar prej 5000-6000 vite para erës sonë. Më vonë, me migrimin e njerëzve nga lindja e mesme në Afrikën Jugore e perëndimore, e më vonë edhe në Evropën veriore e perëndimore, formohen qendrat për domestifikim (zbutje) të kafshëve.

Shënimet më të reja në Evropë datojnë nga Franca Jugperëndimore ku paraqiten demat e zi dhe demat e kuq me shenja të zeza. Në këto kohëra shumë shpesh janë ndërruar emrat e gjedheve, si: urë, tur, bos taurus, bos primigenius, etj. Të gjitha gjedhet e sotme i kanë farefiset e veta (të afërmit e vet) dhe paraardhësit e vet.

Me të afërm të gjedhit nënkuptojmë ato kafshë që janë të afërta me gjedhin (farefisni në pikëpamje zoologjike) në formë të egër apo në formë të butë, por që gjedhi i sodit nuk e ka prejardhjen prej tyre. Në pikëpamje biologjike të afërmit e gjedhit janë të largët me të sodit dhe me mbarsim nuk japin pasardhës, apo japin pasardhës jo të pëlleshëm por në përmasa shumë të vogla.

Të afërmit e gjedhit janë:

Buallica – jeton në gjendje të egër në Azi dhe Afrikë, kurse e zbutur jeton në Azi, Afrikë dhe Evropë. Ekziston bualli i egër Aziatik apo Indian (buballus buballis) si dhe bualli i egër Afrikan (suncerus afrikanus).

Përveç buallicës në të afërmit e gjedhit hyjnë edhe Bizoni, që i ka dy varietete: Bizoni Evropian dhe Amerikanë; pastaj Gauri, Gajalli, Jaku, Zebu, etj. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme