spot_img
HomeLAJMET E FUNDITPolicia apelon serish të qytetarët që të mos ndezin zjarre në natyrë

Policia apelon serish të qytetarët që të mos ndezin zjarre në natyrë

spot_img

Policia e Kosovës ka bërë të ditur së duke iu referuar rasteve dhe incidenteve të fundit të zjarr vënieve në disa rajone të vendit, apelon tek të gjithë qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to, pasi që po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.

Bazuar në atë se disa nga rastet e fundit të zjarrvënjeve kanë dal nga kontrolli duke shkatërruar sipërfaqe të tëra të maleve, fushave dhe plantacioneve të mbjella me pemë, objekte afariste dhe hapësira tjera duke kërcënuar direkt pasurinë dhe jetën e njerëzve.

Policia e Kosovës, do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla, si dhe në të kundërtën do të hetojë të gjitha rastet e zjarrvënieve dhe ndaj kryerësve të veprës penale ‘zjarrëvënie’ do të zbatojë masa ligjore.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme