spot_img
HomeLAJMET E FUNDITPikëpyetjet mbi sigurinë ushqimore, nga buka te mishi, ku duhet pasur kujdes

Pikëpyetjet mbi sigurinë ushqimore, nga buka te mishi, ku duhet pasur kujdes

spot_img

Nga Prof. Dr. Abdyl Sinani 

Me hormone apo pa hormone? Me pesticide apo pa pesticide? E kontaminuar apo jo? Pikëpyetjet mbi atë çka konsumojmë janë shtuar shumë, veçanërisht ditët e fundit ku është rindezur debati mbi cilësinë e ushqimeve. Por në gjithë këtë diskutim të hapur, e rëndësishme është të kuptohet edhe roli i aditivëve. Përdorimi i tyre, sipas prof.dr Abdyl Sinani, lidhet me freskinë e ushqimit, pra, i mbron nga prishja, por njëkohësisht përmirëson aromën dhe ngjyrën e tyre. Por polemikat rreth aditivëve të ushqimit, siç vë në dukje profesor Sinani, janë në lidhje me sigurinë ose me sasinë dhe llojin e aditivëve që nuk dëmtojnë ose dëmtojnë shëndetin e njeriut. “Siguria e përdorimit të aditivëve në industrinë ushqimore është bërë e diskutueshme, pasi disa studime kanë treguar se përdorimi i aditivëve mund të shkaktojë ndryshime degjenerative dhe të rrisë rrezikun në forma të caktuara të kancerit si dhe mund të shkaktojë reaksione alergjike”. Përmes një artikulli, profesori ndalet në mënyrë të detajuar në secilën prej aditivëve, duke nisur nga sheqernat artificialë deri te trans yndyrat, ngjyruesit si edhe produktet ushqimore në të cilat ato gjenden, duke apeluar që të tregohet kujdes në përdorimin e tyre.

Roli i aditivit në industrinë ushqimore është i rëndësishëm në përdorim dhe i domosdoshëm për të ditur si duhen përdorur  Aditivët e ushqimit luajnë një rol të rëndësishëm. Ato ndihmojnë për të ruajtur freskinë e ushqimit (që të mos prishet) si dhe për të përmirësuar strukturën e saj: aromën dhe ngjyrën.

Arsye për të shtuar aditive në ushqime

Mbajtja e konsistencës së produktit. Për këtë qëllim përdoren emulgatorë të ndryshëm për të parandaluar prishjen e ushqimit dhe stabilizatorë për të ruajtur cilësinë e ushqimit.

Zakonisht, përdoren alginatë të ndryshëm: lecithin, pektin, monoglicerinë dhe digliceride dhe përdoren në industri si: brumë maja, salcë për sallatë, akullore, djathë i përpunuar, çokollatë.

Së dyti, për të përmirësuar ose ruajtur profilin ushqyes të ushqimit. Në këtë mënyrë përdoren vitamina dhe minerale të ndryshme si: acid folik, vitamina C, vitaminë B2, vitamina B3, kalcium dhe hekur. Zakonisht, përmirësojnë profilin ushqyes të drithërave, miellit, lëngjeve të frutave dhe produkteve të qumështit.

Po ashtu, është i rëndësishëm në parandalimin e prishjes së ushqimit. Konservantët luajnë një rol të madh në ushqim për të penguar procesin e kalbjes, e cila ndodh si rezultat i ndotjes nga bakteret, kërpudhat, majatë, apo ekspozimit të tepërt të ajrit. Aditivët janë përdorur shpesh për këtë qëllim me propionik dhe kripërat e saj, acid askorbik (vitaminë C), benzoate, nitrite dhe nitrate, acid limoni, që i shtohen bukës, biskotave, djathit, yndyrave, vajrave, patateve të skuqura, mishit, pijeve të ndryshme.

Një arsye tjetër është se sigurojnë rritjen e brumërave dhe e rregullojnë aciditetin/alkalitetin e ushqimit. Aditivët që përdoren për këtë qëllim janë: bikarbonat natriumi (i njohur gjerësisht si sodë buke), acid limoni, acid fosforik, acid laktik dhe tartarik, që përdoren për të prodhuar ëmbëlsira, produkte furre, biskota, biskota dhe pije. Dhe, së fundmi, mbrojtja dhe përmirësimi i përbërësit natyral dhe/ose ngjyrat e ushqimit. Për këtë qëllim, në industrinë ushqimore, ëmbëltore, ëmbëlsirat, produkte furre, reçelra dhe marmelatë përdoren zakonisht aspartame, sakarinë, karamel, glutamate natriumi.

Polemikat rreth aditivëve të ushqimit janë në lidhje me sigurinë ose me sasinë dhe llojin e aditivëve, që nuk do të dëmtojnë ose dëmtojnë shëndetin e njeriut. Siguria e përdorimit të aditivëve në industrinë ushqimore është bërë e diskutueshme, pasi disa studime kanë treguar se përdorimi i aditivëve mund të shkaktojë ndryshime degjenerative dhe të rrisë rrezikun në forma të caktuara të kancerit, si dhe mund të shkaktojë reaksione alergjike.

Aditivët e ushqimit për të pasur kujdes gjatë përdorimit ose për t’i shmangur

Sheqernat artificiale

Aspartame – (E951) më popullor i njohur si Nutrasweet dhe Equal, gjendet në ushqime të etiketuara “dietë” ose “pa sheqer”. Aspartame është një neurotoksin dhe kancerogjen. Njihet si përkeqësues i inteligjencës si dhe ndikon në kujtesën afatshkurtër. Përbërësit e këtij ëmbëltuesi toksik mund të çojnë në një shumëllojshmëri të gjerë të sëmundjeve, përfshirë tumorin e trurit, sëmundjet si limfoma, diabeti, skleroza e shumëfishtë. Ai përdoret në prodhimin e bukës, çamçakëzit, xhelatinës, buding-ut, çajit akull, vitaminave të mishit, pastës së dhëmbëve.

Shurup misri fruktoza

Shurup i fruktozës së misrit (HFCS) mbi normën e recepturës rrit nivelin e kolesterolit “të keq” LDL si dhe kontribuon në zhvillimin e diabetit dhe në dëmtimin e indeve, ndër efektet e tjera të dëmshme. Përdoret në ushqimet e përpunuara: bukë, karamele, yogurts, salcë, dressings sallatë, perime të konservuara, drithëra.

Glutamat monosodium

(MSG/E621) MSG është një aminoacid i përdorur në supë, salcë, patate të skuqura, si dhe në shumë ushqime restoranti. Studimet tregojnë se konsumi mbi normat e përcaktuar nga BE i MSG-së mund të rezultojë në efekte negative anësore, të cilat përfshijnë depresionin, çorientimin, dëmtimin e syrit, lodhjen, dhimbjen e kokës dhe obezitetin. MSG prek rrugët neurologjike të trurit. Ai gjendet në ushqim kinez (Sindromi i Restorantit Kinez) në snacks, patate të skuqura, cookies, seasonings, shumicën e produkteve Campbell Soup, darka të ngrira dhe mish dreke.

Trans yndyra

Trans yndyra përdoret për të përmirësuar dhe për të zgjatur qëndrueshmërinë e produkteve ushqimore si dhe është një ndër substancat më të rrezikshme që mund të konsumoni. Ai gjendet në ushqime të shpejta të ngrira si dhe në ushqime të përpunuara të bëra me margarinë ose vajra vegjetale, pjesërisht të hidrogjenizuara. Yndyrat trans formohen nga një proces i quajtur hidrogjen. Studime të shumta tregojnë se trans yndyra rrit nivelin e kolesterolit “të keq” LDL, por zvogëlon kolesterolin “e mirë” HDL ; rrit rrezikun e sulmeve të zemrës, sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve, si dhe kontribuon në rritjen e inflamacionit, diabetit dhe problemeve të tjera shëndetësore. Gjendet në margarinë, patate të skuqura, crackers, bukë, ushqime të shpejta.

Ngjyruesit e zakonshëm të ushqimit

Studimet tregojnë se ngjyrosjet artificiale që gjenden në sodë, lëngje frutash dhe salcë sallate, mund të kontribuojnë në problemet e sjelljes te fëmijët dhe të çojnë në një reduktim të ndjeshëm në IQ. Studimet e kafshëve kanë lidhur disa ngjyresa ushqimore me kancerin. Kini kujdes për këto: Blu 1 dhe Blu 2 (E133). Përdorimi i tyre ndalohet në Norvegji, Finlandë dhe Francë, pasi mendohet që mund shkaktojnë dëme kromozomale. Këta ngjyrues gjenden në karamele, drithëra, pije joalkoolike, pije sportive dhe ushqime manaresh. E ndaluar që nga viti 1990 është edhe ngjyra e kuqe 3 (gjithashtu E kuqja 40 – një ngjyrë më aktuale) (E124). Pas 8 viteve debat nga përdorimi në shumë ushqime dhe në produkte kozmetikë, u vendos të ndalohet. Por sot kjo ngjyrë vazhdon të jetë në treg, derisa furnizimet të mbarojnë! Është provuar se shkakton kancerin e tiroides dhe dëmtimet kromozomale në kafshët laboratorike, gjithashtu, mund të ndërhyjë me transmetimin e tru-nervit. Gjendet në kokteje frutash, qershi maraschino, përzierje, byrek, qershi, akullore, karamele, produkte buke dhe më shumë! E Verdha 6 (E110) dhe Tartrazina e Verdhë (E102) është po ashtu e ndaluar, pasi është provuar që rrit numrin e tumoreve të veshkave në kafshë laboratorike. Gjendet në djathë, bukë, makarona, karamele, pije të gazuara, limonadë dhe më shumë!

Sulfit natriumi

(E221) Konservues që përdoret në prodhimin e verës mbi normat dhe në ushqime të tjera të përpunuara. Sipas FDA, afërsisht 1 në 100 vetë është i ndjeshëm ndaj sulfiteve në ushqim. Shumica e këtyre individëve janë astmatikë, duke sugjeruar një lidhje midis astmës dhe sulfiteve. Individët të cilët janë të ndjeshëm ndaj sulfitit mund të përjetojnë dhimbje koke, probleme me frymëmarrjen dhe skuqje. Në raste të rënda, sulmet mund të shkaktojnë vdekje, duke mbyllur rrugët ajrore krejtësisht dhe duke çuar në arrest kardiak. Gjendet në verë dhe fruta të thata.

Nitrat natriumi

Nitrat natriumi përdoret si ruajtës, ngjyrosës dhe aromatizues në proshutë, mish dreke, viçi të kripur, peshk të tymosur dhe në mishra të tjerë të përpunuar. Ky përbërës, i cili duket i padëmshëm, në të vërtetë është shumë kancerogjen, pasi ndërhyn në sistemin tretës të njeriut. Atje, ajo formon një shumëllojshmëri të komponimeve nitrosamine, që hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe shkaktojnë ngacmime në organet e brendshme: në mëlçi dhe pankreas, në veçanti. Nitrati i natriumit konsiderohet gjerësisht si një përbërës toksik. Por pse industria ende e përdor atë? Pasi është në të vërtetë një ndreqës i ngjyrave.

BHA DHE BHT

(E320) Hidroksianisoli i butiluar (BHA) dhe hidroksitolueni i butiluar (BHT) janë konservues që gjenden, në çamçakëzë, patate të skuqura dhe vajra bimore. Ky ruajtës i zakonshëm mbron ushqimet nga ndryshimi i ngjyrës. Ndikon në sistemin neurologjik të trurit, ndryshon sjelljen dhe ka potencial për të shkaktuar kancer. BHA dhe BHT janë oksidantë, të cilët formojnë komponimet reaktive, që shkaktojnë kancer në trupin tuaj. Gjenden në patate, çamçakëz, salsiçe të ngrira, oriz të pasuruar, sallatë, karamele.

Dioksidi i squfurit

(E220) Nuk rekomandohet për konsum nga fëmijët. Organizata Ndërkombëtare e Punës këshillon shmangien e E220, nëse vuani nga konjunktiviti, bronkiti, emfizema, astma bronkiale ose sëmundja kardiovaskulare. Gjendet në birrë, pije joalkoolike, fruta të thata, lëngje, verë, uthull dhe në produktet e patateve.

Kromi i kaliumit

Një shtesë që përdoret për të rritur vëllimin në disa llojesh mielli të bardhë, bukë dhe rrotulla, është i njohur për kromatin e kaliumit që shkakton kancer në kafshë. Edhe sasi të vogla të tij në bukë, mund të krijojnë probleme për njerëzit, ndaj nuk lejohet në përdorim. Edhe dioksidi i klorit është mutagjen [d.m.th është i aftë të shkaktojë mutacione dhe ndoshta, por jo domosdoshmërisht, të veprojë si kancerogjen]; Janë të ndaluara në miell po ashtu edhe agene dhe azodikarbonomid. Ky i fundit mund të shkaktojë acarim të traktit gastrointestinal me hypermotility dhe diarre. Gëlltitja e zgjatur ose e përsëritur mund të ndikojë në veshkat dhe në sistemin endokrin. Përdorimi i tij ndalohet në Europë. Në listën e të ndaluarave janë edhe Peroksid benzol dhe Bromati kaliumi, i cili mendohet se mund të shkaktojë dhimbje në stomak, nauze dhe diarre. “Bromati i kaliumit është kancerogjen për njerëzit (Group 2b). Ndalohet në vendin tonë, por ende mund të jetë i pranishëm në bukë ose në miell të importuar. Nuk është tërësisht përbërës i natyrshëm.

Çfarë duhet të ndryshojë

Në vendin tonë kohët e fundit po flitet shumë për cilësinë dhe sigurinë ushqimore, por kryesisht nga analistë që nuk janë specialistë kimistë teknologë ushqimorë. Nga Ministria e Bujqësisë preferohen kryesisht agronomë dhe veterinerë, duke e mënjanuar kimistin teknolog. Veterineri merret me kafshën e gjallë, pra, si mjek dhe jo me përpunimin pas therjes, agronomi me rritjen e bimës, pas kësaj është kimisti teknolog që bën analizat e lëndëve të para dhe përcakton procesin e ruajtjes dhe diagramet e përpunimit në industrinë ushqimore. Ky është ndryshimi i parë që duhet të bëhet, pra, vendosja e specialistëve si më sipër në Ministri dhe AKU, sipas studimeve që kanë kryer. Së dyti, sigurimi i bazës laboratorike, duke specializuar për aparaturat e importuara kimistin teknolog. Dhe, së fundmi, të rekrutohen në Ministri specialistët që janë më të mirët në prodhim, duke punuar paraprakisht për njohjen dhe punën që bëjnë në bazë. /Gazeta Bujku

Drejtues i Departamentit të Teknologjisë Ushqimore Universiteti “Qiriazi”

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme