spot_img
HomeBUJKUPesticidet dëmtojnë bletët në Kovragë të Istogut

Pesticidet dëmtojnë bletët në Kovragë të Istogut

spot_img

Një ndër problemet e vazhdueshme dhe shqetësuese për bletarinë në botë është përdorimi i pesticideve, të lejuara ose jo, të cilat fermerët përdorin për t’i mbrojtur të mbjellat nga insektet apo dëmtimet.

Insekticidet e përdorura po dëmtojnë masivisht mbijetesën e kolonive të bletëve, ku në mënyrë shkencore është zbuluar se përdorimi i pesticideve në bujqësi dëmton rëndë bletën.

E lidhur me ketë problematik bletari Rexhë Fetahaj nga fshati Kovragë, Komuna e Istogut ka shprehur shqetësimin e tij për dëmtimin apo vdekjen e bletëve nga spërkatja e pa kontrolluar e fermerëve me pesticide.

“Nga spërkatja e pemishteve pa kriter nga pemëtarët e fshatit Kovragë, dhe nga përdorimi i insekticideve të dëmshme për bletët. Janë dëmtuar një numër i madh i bletëve”, është shprehur bletari Fetahaj.

Ai po ashtu theksoi: “Spërkatja është bërë pa e respektuar Ligjin për bletari, i cili i obligon për njoftim të bletareve 10 ditë para spërkatjes, dhe nuk e lejon spërkatjen në lulëzimin e plotë të pemëve.”

“Bletët janë dëmtuar në masë të madhe, tani kur jemi në përgatitjen e familjeve të bletëve për kullosën kryesore që pritet të filloj pas rreth dy jave. Ky është një problem i cili po na paraqitet çdo vit, por asnjëherë sikur këtë vit”, tha Fetahaj, duke shprehur shqetësimin e tij ku i janë dëmtuar bletët në kohën edhe kur përgatiten për mjaltë.

Shqetësim të njëjta kanë edhe bletarët Nexhat Fetahaj, Rrahmon Isufaj si dhe Milaim Verbaj të gjithë nga Kovraga.

Sipas statistikave zyrtare, numri i kolonive të bletëve në botë është reduktuar me 40 për qind. /Gazeta Bujku

Image may contain: plant, outdoor, nature and water

Image may contain: grass and outdoor

Image may contain: plant, tree, outdoor and nature

Image may contain: plant and outdoor

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme