spot_img
HomeBUJKUPesta Amerikane dhe pasojat e përdorimit të antibiotikëve te bletët

Pesta Amerikane dhe pasojat e përdorimit të antibiotikëve te bletët

spot_img

Nga Mr.Ph. Gramoz Gruda

Një numër i madh i bletarëve para dimërimit të bletëve, e disa edhe në pranverën e hershme, i trajtojnë bletët me antibiotikë të ndryshëm, si shtesë në sherbet ose në ushqimet solide (pogaçe), me arsyen për parandalimin e sëmundjes së pestes, nozemozes etj.

Si vjen deri të sëmundja Pesta Amerikane?

Gjatë punës me bletë mund të krijohen kushte të pafavorshme për bletët dhe të cilat provokojnë krijimin e sëmundjeve. Sezona e dobët, kullosa e vogël, ushqimi i varfër si me sirup ashtu edhe me ushqim solid, mungesa e polenit, mbajtja e kornizave të vjetra të dyllit, pranimi i bletëve të reja (shembulli i bletëve në paketa), shqetësim i vazhdueshëm i bletëve nga faktorët e jashtë e shumë arsye të tjera. Pra kur pjekën të gjitha këto parakushte, atëherë mund të paraqiten shumë sëmundje te bletët e njëra nga to edhe Pesta Amerikane.

Çka e shkakton këtë sëmundje?

Pesta Amerikane zhvillohet nga bakteria (Paenibacillus larvae). Ajo gjendet e pandashme në shoqëritë e bletëve, por që në të shumtën e rasteve nuk e shkakton sëmundjen. Në statistikat e marra nga Gjermania, Norvegjia dhe Danimarka është paraqitur se sporet e kësaj bakterie janë në afro 8 deri ne 12 për qind të bletëve por që asnjëherë nuk shkaktojnë sëmundjen.

Por çka janë sporet?

Sporet para se gjithash janë shkaktari kryesor që bletarët e pandërgjegjshëm të cilët nuk i dëgjojnë këshillat e profesionistëve dhe njohësve të fushës, i trajtojnë bletët me antibiotik dhe përveç që i shkaktojnë dëm bletëve, i shkaktojnë dëm edhe vetes.

Spora është një formë “e fjetur” e bakteries e cila në stadin e saj (si spore) mundë të qëndrojë shumë dekada “pa ushqim dhe pa ujë”,  dhe në një të ardhme kur të jenë pjekur kushtet të aktivizohet si bakterie dhe të shkaktojë sëmundjen e Pestes Amerikane.

Ditëve të sotme bletarët çdo ditë e më shpesh po i trajtojnë bletët me antibiotik duke i shikuar me sy, ju duket se e kanë mposhtur sëmundjen, gjë që ndodhë nëse sëmundja është në fazat fillestare. Por që është totalisht gabim, sepse kjo bakterie në kushte të favorshme për të, mund të lëshoj një numër të madh të sporeve. Pra duke I trajtuar me antibiotik ne e kemi dëmtuar imunitetin e bletëve dhe indirekt I kemi krijuar parakushtet për lëshimin edhe një numri më të madh sporesh e që nënkupton që kemi krijuar edhe më shumë probleme dhe më shumë shanse për paraqitje të sëmundjes në të ardhmen.

Problemi qëndron së antibiotikët kanë efekt vetëm në mbytjen e bakterieve (formën vegjetative të tyre) por jo edhe sporet. Sporet janë plotësisht rezistente në antibiotik. Pra përdorimi I tyre është totalisht i panevojshëm.

Pse mjalti dhe dylli duhet të jenë pa antibiotik dhe pse antibiotikët janë të dëmshëm për bletët?

Bletarët që përdorin antibiotik si duket nuk e kanë idenë se çfarë po bëjnë. Në vend që të merren me procedura siç dihen (të digjet ajo koshere) ata i trajtojnë me antibiotik dhe në shikim të parë kanë sukses. Ata lëvdohen tek bletarët e tjerë për metodën “e zbuluar”  dhe kështu e pasojnë praktiken e keqe edhe në bletishtet e tjera e kështu me radhë. Por çfarë ka ndodhur me sporet? Nuk ka ndodhur asgjë. Ato rrinë “të fjetura” edhe për disa muaj, ose vite dhe në momentin që krijohen parakushtet e tyre atëherë ato aktivizohen dhe shkaktojnë sëmundje. Sëmundja që do të shkaktohet atëherë do të jetë shumë e përhapur dhe e pamundur që të trajtohet ose të ndalohet dhe po e krijojmë një situatë katastrofale nga dora e vetë bletërritësit. Pra ky trend duhet të ndalet!

Prania e antibiotikëve në bletë dhe mjaltë është e ndaluar tash e sa kohë në Bashkimin Evropian. Pra njëherit edhe aplikimi i antibiotikëve (pavarësisht llojit). Sipas ligjeve të Bashkimit Evropian, mjalti në të cilin gjendet antibiotik duhet të shkatrrohet menjëherë. Me shkatërrim nuk nënkuptojmë hedhjen e mjaltit në koshin e plehut, por që është një proces tejet i kushtueshëm dhe që në fund e paguan vetë bletari.  Antibiotikët e kanë një aftësi të mbetjes në koshere dhe mjaltë edhe tri vjet pas aplikimit, çka nënkupton që edhe kosheret e trajtuara duhet të shkatërrohen.

Antibiotikët gjithashtu janë të dëmshëm edhe për bletët sepse i shkurtojnë jetën bletëve duke e helmuar “gjakun” hemolimfen e bletëve. Doza e rritur mund të shkaktoj vdekjen e menjëhershme të bletëve.

Në përpunimin dhe procesin e fermentimit të polenit të mbledhur (perga) bletëve ju ndihmojnë edhe 227 mikroorganizma të tjerë e që antibiotikët i shkatërrojnë edhe mikroorganizmat që i duhen bletës. Gjithashtu antibiotikët i shkatërrojnë edhe bakteriet e florës normale që gjinden në zorrët e bletëve, duke shkaktuar edhe infeksione të rënda të traktit tretës te bletët.

Si të mbrohemi nga kjo sëmundje?

Studimet na tregojnë se mbrojtja nga kjo sëmundje është mbajtja e rregullt e kushteve higjieno – sanitare, ose me fjalë të tjera aplikimi i praktikave të mira të bletërritjes. Pastrimi me rregull i fundave, ndërrimi i dyllit të vjetër me fletë të reja, ushqimi i pasuruar, ndërrimi i mëmave me mëma kualitative, trajtim i rregullt kundër varroas, aplikimi i dezinfektuesve natyral si jodi me alkool (në treg gjendet me emrin nozecid). Pra të gjitha këto aspekte të “Praktikes së mirë të bletërritjes” na ndihmojnë në luftimin jo vetëm të Pestes Amerikane por edhe shumë sëmundjeve të tjera tek bletët./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme