Search

Peshkimi i qëndrueshëm merr një shtysë të fortë në Mesdhe dhe Detin e Zi

433

5 Qershor 2020, Ankara, Turqi  –  Sot, bota po feston Ditën Ndërkombëtare për Luftën kundër Peshkimit të paligjshëm, të paraportuar dhe të parregullt. Ka edhe më shumë për të festuar, pasi Këshilli i 58-të Global i Mjedisit (GEF) ka miratuar mbështetje financiare për dy projekte të FAO për peshkimin dhe menaxhimin e bazuar në ekosistem për Detin e Zi dhe Mesdheun.

Të dy projektet përfshijnë përbërës ad-hoc për të ndaluar peshkimin e paligjshëm, të paraportuar dhe të parregullt në Mesdhe dhe Detin e Zi. Ato kanë për qëllim të mbështesin punën e Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun (GFCM) për të zmbrapsur mbishfrytëzimin e peshkimit tregtar duke mbështetur vendet bregdetare në zhvillimin drejt rrugës së ekonomisë blu, përmes një qasjeje të menaxhimit të bazuar në ekosistem.

“Peshkimi i paligjshëm, i paraportuar dhe i parregullt mbetet një nga shtytësit më të ngutshëm që ndikon në biodiversitetin detar si në rajonin e Mesdheut ashtu edhe në Detin e Zi. Kjo e bën të rëndësishme për të zhvilluar më tej bashkëpunimin rajonal në kontekstin e GFCM për përballjen e kërcënimeve dhe sfidave aktuale me të cilat haset peshkimi rajonal,” tha Haydar Fersoy, zyrtar i lartë i peshkimit të FAO.

Ndërsa për një kohë të gjatë sektorët e peshkimit dhe akuakultures po ofrojnë përfitime të konsiderueshme sociale dhe ekonomike për këtë zonë, ndërhyrjet e synuara, si ato që janë miratuar nga GEF, janë çelësi për të parë potencialin e plotë që kanë këta sektorë. Më e rëndësishmja, këto masa sigurojnë që ato të mbesin fitimprurëse, flexibël dhe miqësore me mjedisin. Kështu rezultatet e pritura në lidhje me zvogëlimin e kërcënimeve që vijnë nga peshkimi i paligjshëm, i pareportuar dhe i parregullt është një gur themeli i projekteve.

“Në këtë këndëvështrim, zbatimi i projekteve të financuara nga GEF që mbështesin menaxhimin e qëndrueshëm, zhvillimin dhe ruajtjen e peshkimit në këto dy dete ka një rëndësi të lartë. Kjo do të ndihmojë shtetet bregdetare të zbatojnë menaxhimin e bazuar në ekosistem, i cili nga ana tjetër do të kontribuojë në ato përpjekje të FAO dhe GFCM për të frenuar peshkimin e paligjshëm, të raportuar dhe të parregullt,” shtoi Fersoy.

Deti Mesdhe njihet si një nga pikat e nxehta të biodiversitetit detar me mbi 17 000 specie detare. Deti i Zi, nga ana tjetër, së fundmi ka qenë duke përjetuar një nivel të konsiderueshëm degradimi të ekosistemit për shkak të një mbivlerësimi të lëndëve ushqyese, të njohura si ngarkesa ushqyese të akumuluara, të cilat kanë ndikuar negativisht si në ekosistemet detare ashtu edhe në burimet e tij të gjalla detare. Të dy detet kanë pjesën më të madhe të rezervave tregtare të peshkut midis shteteve të bregdetit, bashkëpunimi i ngushtë është thelbësor për menaxhimin e tyre efektiv, përfshirë strategjitë e përbashkëta për të luftuar për peshkim të qëndrueshëm.

Të dy projektet do të bashkojnë Gjeorgjinë, Turqinë dhe Ukrainën në Detin e Zi, dhe Shqipërinë, Algjerinë, Libanin, Libin, Malin e Zi, Marokun, Tunizinë dhe Turqinë në Detin Mesdhe. Aktivitetet pritet të fillojnë në vitin 2021 me një kohëzgjatje prej dy vitesh.

Për të forcuar sistemin e menaxhimit të Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun, të dy projektet do të identifikojnë çështjet kryesore të mbështetjes teknike, ngritjen e rrjeteve rajonale të peshkimit, si dhe promovimin dhe shpërndarjen e praktikave të menaxhimit të qëndrueshëm me fokus specifik tek peshkimi në shkallë të vogël dhe zinxhirin e vlerës.

Përcaktimin e një dite ndërgjegjësimi për peshkimin e papërshtatshëm

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli datën 5 Qershor si “Ditën Ndërkombëtare për Luftën kundër Peshkimit të Paligjshëm, të Paraportuar dhe të Parregullt” në 2017, duke vepruar në bazë të një propozimi fillestar nga Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun. Kryesuar nga FAO, kjo ngjarje synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për nevojën e ngutshme për të adresuar ndikimet negative të peshkimit të paligjshëm, të paraportuar dhe të parregullt në burimet e gjalla detare dhe tregjet kombëtare.

5 qershori u zgjodh në mënyrë simbolike pasi shënon ditën kur Marrëveshja e FAO për Masat e Portit hyri në fuqi në 2009 si marrëveshja e parë dhe aktualisht e vetmja, e specializuar në adresimin e luftës kundër peshkimit të paligjshëm, të paraportuar dhe të parregullt. Nga Evropa, palët nënshkruese përfshijnë Shqipërinë, Danimarkën, Bashkimin Evropian, Francën, Malin e Zi, Norvegjinë dhe Turqinë./Gazeta Bujku