Zinku është një nga metalet më aktive, që vepron me acidet duke çliruar hidrogjen. Nga pikëpamja ushqimore, zinku mund të jetë një mineral më pak i njohur se hekuri, kalciumi ose sodiumi, por nuk është më pak i rëndësishme për metabolizmin apo shëndetin tonë. Si magnezi, ashtu edhe zinku është përdorur si një ‘cofactor’ nga një numër i enzimeve kritike. (“cofactor” status i zinkut do të thotë se zinku merr pjesë direkt në aktivitetin e enzimeve.) Në fakt, më shumë se 300 enzime të zinkut janë të njohura për momentin. Edhe një mangësi e zinkut mund të ketë ndikim të gjerë për shëndetin. Imuniteti, riprodhimi, shëndeti i lëkurës, dhe vizioni, janë vetëm disa nga fushat që mund të preken.
Ne ju sjellim disa perime dhe jo perime të cilat janë të pasura me zink:
Spinaq
Kërpudha
Asparagusi apo Shpargu
Misëri
Brokoli
Gruri
Tërshëra
Hudhra
Orizi (sidomos kafe)
Bamja
Kungull i njomë
Arrat dhe farat janë të pasura me proteina, por gjithashtu edhe me zink. Mundohuni të shtoni zink në dietën tuaj me fara si:
Kungulli
Luledielli
Liri
Fara kërpi
Chia
Arrat janë pjesë e një regjimi të ushqimi të pasur me zink, të tilla si: kikirikët, arrat braziliane, arrë, shqeme, bajame dhe arra amerikane./Gazeta Bujku