spot_img
HomeKuzhinëPërgatitja e lëngut të mollës në kushte shtëpie

Përgatitja e lëngut të mollës në kushte shtëpie

spot_img

Lëngjet e frutave janë shumë të shëndetshëm për organizmin, sidomos ato që shtrydhim vetë apo t’i ziejmë në një enë të veçantë. Më poshtë ju sjellim një recetë si të përgatitni lëngë molle në kushte shtëpie.

Përbërësit:

5 kg fruta tё mollës tё pastruar, 2.5l ujё,
2 kg sheqer dhe 50g limontoz.

Pёr prodhimin e lёngut tё mollës duhet zgjedhur frutat e pjekur mirё dhe tё shёndoshё. Frutat pastaj pastrohen nga pjesët e pa nevojshme bishti dhe farat.

Pastaj pjesët e pastruara tё mollëve zihen nё temperaturё 80-85oC pёr 20 minuta nё enё tё veçantё pёr prodhimin e lëngut apo nё dy tengjere tё vendosura njëra nё tjetren pёr tё pasё njё zierje sa mё tё natyrshme uniforme dhe pёr tё zvogëluar humbjet e pёrbёrësve nё fruta.

Frutat e ziera pastaj shtrydhen mirё ndersa lёngut tё nxehtё të fituar i shtohet sheqeri dhe limontozi. Pastaj lёngu vendoset nё shishe prej xhami, mbyllet mirё me tapё dhe i nënshtrohet procesit tё pasterizimit nё ujё të nxehtё në temperaturё prej 90oC pёr 20 minuta. Pastaj shishet ruhen nё vend tё freskёt tё errёt dhe tё ajrosur./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme