Search

Përfituan edhe 70 fermerë në Rahovec, sot u shpërndanë 70 pajisje bujqësore

264

Për bujqit rahovecas sot janë shpërndarë edhe 70 pajisje bujqësore.

Sot, bashkë me drejtorin e bujqësisë Berat Durakun, nënkryetarin Fatmir Iska dhe bashkëpunëtorë, kryetari Smajl Latifi ka vazhduar me procesin e shpërndarjes së mekanizmit bujqësor për 70 përfitues në projektin: “Furnizim me mekanizëm bujqësor” – me pjesëmarrje, nga i cili projekt kanë përfituar gjithsesj 804 fermerë.

Mekanizmat bujqësor të cilët janë shpërndarë sot janë: 45 plugje dy krahësh dhe 25 motokultivatorë.

“Pra, gjithsej: 70 fermerë përfitues për mekanizëm bujqësor, kanë pranuar sot pajisjet e tyre. Fermerë të nderuar, ju informojmë se shpërndarja do të vazhdojë në javët në vijim, varësisht si do të kenë mundësi të furnizimit operatorët ekonomik që kanë kontratë me komunën e Rahovecit. Urime për të gjithë përfituesit! T’i gëzoni!”, ka shkruar Kryetari Latifi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *