spot_img
HomeLAJMET E FUNDITPërfitimet shëndetësore të mollëve

Përfitimet shëndetësore të mollëve

spot_img

Të shijshme, plot lëng dhe të ëmbla janë mbiemrat që përdoren për të përshkruar mollët. Janë padyshim dhe një nga “snack-et” e preferuar për udhëtime të shkurtra apo të gjata.

Mollët janë jashtëzakonisht të gjithanshme. Origjinën e kanë në Mesopotami. Rreth 2.500 varietete të mollës janë rritur në SHBA dhe 7.500 janë rritur në mbarë botën.

Benefitet shëndetësore të mollëve

Përpos niveleve të larta të vitaminës C, mollët gjithashtu sigurojnë vitaminë A si një antioksidant të fuqishëm për të ndihmuar në rezistimin ndaj infeksionit dhe eliminimin e radikalëve të lirë që shkaktojnë inflamacion. Ato gjithashtu përmbajnë një sasi të konsiderueshme të fibrave, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e absorbimit të kolesterolit LDL (të keq). Mollët janë një burim i mirë i vitaminave komplekse B, si riboflavina (vitamina B2), tiamina (vitamina B1) dhe piridoksina (vitamina B6), të cilat së bashku lëshojnë fuqinë enzimatike për të mbështetur metabolizmin dhe funksionet e tjera jetësore brenda trupit. Minerale të tjera në mollë përfshijnë hekur, bakër, zink, fosfor, kalcium dhe kalium, të cilat janë komponentë të rëndësishëm për të ndihmuar në kontrollimin e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut. Janë të gjitha këto arsye por dhe më shumë, që bëjnë që molla të quhet “një super ushqim”.

Kujdes: Mollët janë një nga ushqimet që ndoten më së shumti nga pesticidet kështu që më mirë të blihen organike.

Faktet për nutrientët e mollës:

Porcioni: (125 gr) e pa gatuar

Sasia për porcion

Kaloritë-65

Kaloritë që vijnë nga yndyra-2

Yndyra totale (Të saturuara dhe trans)-0%

Kolesterol-0 mg

Natrium-1 mg

Totali i karbohidrateve-17 g

Fibrat dietike-3 g

Sheqer-13g

Proteina-0 g

Vitamina A- 1%

Kalcium- 1%

Vlerat ditore

Yndyrat totale (Të saturuara)-0%

Kolesterol-0%

Natrium-0%

Karbohidrate totale-6%

Fibrat dietikë-12%

Vitamina C-10%

Hekur -1%

Përqindjet e vlerave ditore janë të bazuara në një dietë 2000 kalorike. Vlerat tuaja ditore mund të jenë më të larta ose të ulëta në varësi të nevojave ushqimore.

Studimet e bëra në mollë

Të paktën një studim tregon se flavonoidet dhe nitratet në mollë mund të mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare duke ulur presionin e gjakut, si dhe duke përmirësuar funksionin endotelial për të rregulluar rrjedhjen e gjakut. Flavonoidet janë një nga “phytochemicals” më të rëndësishëm që gjenden në mënyrë natyrale në fruta, perime, dhe bimë të ngrënshme

Studimet gjithashtu tregojnë një lidhje midis konsumit të mollës dhe një rreziku të reduktuar të kancereve të caktuara, veçanërisht të kancerit kolorektal, për shkak të përmbajtjes së lartë të flavonoideve që clirojnë aktivitetin antioksidues. Molla rezulton se përmban më shumë antioksidantë se çdo ushqim tjetër. Interesante gjithashtu, është gjetja se asnjë frut tjetër nuk është i lidhur me ndryshimin e rreziqeve të kancerit kolorektal: “Sa më i lartë konsumi, aq më i madh është ndikimi.”

Recetë e shëndetshme me mollë

Sallatë me mollë dhe arra

Përbërësit:

1 filxhan oriz të gatuar

1 filxhan oriz të gatuar kaf

1 filxhan elb të gatuar

2 mollë të mëdha, të qëruara, pastruara dhe të prera në feta

1/2 e filxhanit me arra

2 “brinjë” selino(të prera hollë)

1 karotë të vogël, të grirë

1/3 e filxhanit rrush të thatë

1/2 e filxhanit kopër të freskët (të copëtuar)

1/2 e filxhanit kos të thjeshtë

3 lugë gjelle lëng limoni

Kripë deti dhe piper për shije

Përgatitja:

Në një tas të madh kombinoni përbërësit dhe përziejeni.

Në blender hidhni kosin, lëngun e limonit, kripën dhe piper, të cilën më pas hidhjani sallatës për shije.

Një fakt për mollën

Një tabletë që daton nga 1500 B.C. u gjet në Mesopotaminë veriore, duke regjistruar tregtinë e një pemishteje molle nga Tupkitilla, një asirian nga Nuzi, për tre dele të çmuara seleksionuese. Kushdo që lejonte një zjarr të shkatërronte një pemishte me mollë, gjobitej tre shekele nën ligjin e Hiteut.

—-

Përgatiti: Anila Kalleshi

Gazeta Bujku e boton me leje të: https://anilakalleshi.com/shtogu-i-zi-dhe-vlerat-e-tij-ushqyese/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme