spot_img
HomeLAJMET E FUNDITPërfitimet shëndetësore të bajameve

Përfitimet shëndetësore të bajameve

spot_img

Bajamja sot në botë ka një rëndësi të veçantë. Kultivohet kryesisht për frutin e saj, për të cilin kërkesat janë në rritje por, disa lloje përdoren edhe për zbukurime të parqeve, shtëpive e  kopshteve. Druri është i fortë dhe mund të përdoret në zdrukthëtari, për skulptura, objekte artistike, etj. Druri bajames digjet mirë në zjarr, çliron shumë nxehtësi, mban gjatë dhe ka një erë të këndshme në oxhaqet ose kuzhinat gjatë djegies. Bajamjaa është gjithashtu një bimë mjaltëse e mirë por ka të nevojshëm gjithashtu dhe polenizuesit. Edhe gjethet e bajames kafshët i pëlqejnë dhe i hanë.

Fruti bajames konsumohet i thatë shpesh dhe i kripur. Bajamja hahet dhe ka frutë jeshil pa u forcuar lëvozhga. Në disa vende përdoret nga kuzhinierët në restorante për të përgatitur pjata delikatese, me gusto e shumë të shijshme (high-end dishes). Në Iran fruti jeshil shitet në rrugë i shoqëruar me krip. Në mjekësinë popullore Sipas Hartwell (1967-1971), frutat ose vaji i bajames janë përdorur për të luftuar kancerat e ndryshëm si: të fshikëzës urinare, të gjirit, gojës, shpretkës, mitrës, etj.  Është përdorur si qetësueses për nervat, për të luftuar të ftohtin, kollën, urthin, egzemat e ndryshme, plagët, spazmat, ulcerat, etj. (Duke and Wain, 1981). Ka një praktikë popullore se: konsumimi i disa kokrrave të bajames të parandalon dehjen nga rakia ose vera, këtë e përmend dhe Plutarku.

Fruti i bajames ka një përdorim të gjerë në kuzhinë, veçanërisht për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme si: karkanaqet, keke të ndryshme, pasta, çokollatave, biskota, akulloreve, në shumë prodhime të rostiçerive, si miell për prodhimin e disa llojeve të bukëve me shije, etj. Me bajamet përgatitet gjalpë dhe qumësht bajame me një shije të veçantë. Bajamja përdoret edhe për përgatitjen e likerërave të ndryshëm dhe pijeve komerciale sepse, u jep një aromë të veçantë. Bajamja ka përmbajte të lartë vajrash (kryesisht acid oleik). Vaj i bajames përdoret në kozmetikë, nga fizio-terapistët për masazhet e lëkurës si dhe për të pastruar veglat muzikore frymore si oboe e klarinetë, në përgatitjen e medikamenteve, në kremërat, etj. Në Kaliforni lëvozhgat e bajames përdoren ushqim për blegtorinë  dhe guaskat e saj si shtresë në stallat.

Fruti i bajames është i pasur në vlerat ushqimore si: vitamina, proteina, fibër, etj. Që nga kohët e lashta  e deri në kohët moderne, për popujt e besimeve të ndryshme bajamet kanë qenë gjithmonë një përbërës për ushqimin e pergatitur nëpër guzhina e tyre për shijen që u jep, vlerat ushqimore dhe ndikimet në përmirrësimin e shëndetit të njeriut. Mbi këto të dhëna shkenca sot po punon për ti evidentuar këto vlera. Përfitimet shëndetësore nga  bajamia sipas të dhënave të shkencës janë:

1. Parandalon infraktet e zemrës.

Dieta me bajame dhe arra, 5 ditë në javë, mundësojnë një ulje në 50 për qind të rrezikut nga ataku në zemër sepse përmirësojnë nivelin e lipideve në gjak. Lëndët flavonide që gjenden në bajame në sinergji me vitaminën E reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës (Tufts Univesity).

2. Mban nivel të ulët të kolesterolit në gjak.

Sipas një studimi të kryer në Universitetin Loma Linda, Kalifori, një dietë me bajame për 4 javë bën që kolesteroli në gjak të ulet 5-7 për qind. Ella Haddad, DrPH, RD, një autore e studimit, nënvizon: “Një dietë me bajame mban trupin të shëndetshëm sepse mund të rritë ndjeshëm nivelet e vitaminës E dhe qarkullimin e gjakut. Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga dëmtimet në dhe parandalon arterie-sklerozën oksidimi i kolesterolit.”

5. Parandalon kancerin.

Prof. Ch. S. Fuchs nga  “Harvard Medical School”, ka vrojtuar se një dietë me bajame ka ulur 11 përqind vdekjet nga sëmundjet kanceroze.

4. Ndihmojnë në funksionin e mirë të trurit.

Bajamet përmbajnë riboflavin dhe L-carnitine, që ndikojnë për të rritur aktivitetin e trurit gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun nga sëmundja e Alzheimerit. Ndihmojnë në rritjen e një nivelit të lartë intelektual dhe për jetëgjatësi.

5. Ndihmojnë në rritjen e fortësisë të kockave dhe dhëmbëve.

Përmbajtja e lartë e fosforit në frutin e bajames ndikon në fortësinë e kockave.

6. Ndihmojnë për të ulur peshën.

Përmbajta e lartë e fibrave në frutin e bajames ndikon për te mos patur një rritje në peshë. Ata që hanë dy here në javë bajame ulin mundësinë për të shtuar peshë rreth 30 për qind.

7. Bajame ndikon për të ulur rritjen e sheqerit në gjak.

Bajamet nuk përmbajnë nisheshte dhe përdoren si miell për përgatitjen e biskotave dhe tortave për diabetikët.

8. Ndihmojnë për të përmirësuar alkalitetin.

Kur në trupin e njeriut nuk janë të mjaftueshme lëndët alkaline, rrezikohet nga osteoporoza, funksionon dobët sistemi imunitar, energji është e ulët dhe ka shtim të peshës trupore.

Prodhimi i bajameve si të gjitha prodhimet e frutave të thata janë të ndjeshme të preken nga myqet Aspergyllus sp., të cilat prodhojnë një lëndë që e dëmtojnë shëndetin e njeriut, aflatoksinën. Këto infeksione mund të vinë nga toka, dëmtuesit, bajamet e infektuara, etj.  Nivelet e lejueshme të ndotjes së bajames nga aflatoksina duhet të jenë brenda parametrave dhe standardeve të lejueshëm.

Autor: Koço Mosko

Gazeta Bujku e boton me leje te http://bota-bujqesore.blogspot.com/

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme