spot_img
HomeBUJKUPërfitimet ekonomike dhe shëndetësore nga kultivimi i sallatës së gjelbër

Përfitimet ekonomike dhe shëndetësore nga kultivimi i sallatës së gjelbër

spot_img

Bazuar nё përfitimet e shumta shëndetësore që arrihen nga konsumimi i sallatës së gjelbër, është e rëndësishme që fermerët të shfrytëzojnë patjetër serrat për kultivimin e perimeve me vegjetacion të shkurtër, e sidomos sallatën gjelbërt, në periudhat e vitit kur kultivimi i perimeve tjera intensive nuk mund të bëhet për shkak të kushteve klimatike.

Kultivimi dhe konsumimi i sallatës së gjelbër duhet të bëhet jo vetëm për shkak të përfitimeve ekonomike dhe shijes së saj të mrekullueshme, por po ashtu edhe për përfitimet e mëdha shëndetësore që ka shëndeti i njeriut, ndër të cilat mund të cekim: ndikimin në humbjen e peshës, lufton sëmundjet e zemrës, sulmin në tru, parandalon kancerin, ndihmon rigjenerimin e indeve, nervave, trurit, ndihmon tretjen dhe qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjen e kokës, parandalon aneminë, lufton pagjumësinë dhe ndihmon në shëndetin më të mirë të mëlçisë. Sallata e gjelbër është po ashtu e pasur me ujë, duke i mundësuar trupit ta hidratojë më mirë veten dhe përmban fibra që ndihmojnë tretjen dhe shtojnë ndjenjën e të qenit të ngopur.

Në anën tjetër kultivimi i sallatës ka rëndësi ekonomike për vetë fermerët ngase kultivimi i saj sidomos në serra, sjellë përfitime dhe të hyra në sezonën vjeshtë – dimër – pranverë e hershme, kur për shkak të temperaturave të ulëta nuk mund të kultivohen perimet tjera intensive. Kultivimi i sallatës në serra bëhet gjatë periudhës dimërore (nëntor-mars), pasi që mirë ju përballon temperaturave të ulëta. Varietetet e sallatës që kultivohen në serra kanë periudhë vegjetative 60-70 ditë, ndërsa në kushte jo të përshtatshme (temperatura shumë të ulëta), periudha vegjetative mund të zgjas deri në 90 ditë. Nëse planifikojmë që vjeljen ta bëjmë gjatë muajve tetor-nëntor, mbjellja duhet të bëhet nga mesi i gushtit. Ndërsa kur vjeljen planifikojmë ta bëjmë gjatë muajve janar-shkurt, mbjellja e farës duhet të bëhet gjatë tetorit.

Kultivimi i sallatës në mjedise të mbrojtura por edhe në fushë të hapur mund të bëhet në kohë të ndryshme në saje të kultivarëve të shumtë që ekzistojnë te kjo kulturë.

Për kultivim të suksesshëm të sallatës duhet të sigurohen fara cilësore, substrati për mbjellje të farave të ketë veti të mira fizike dhe ushqyese, dhe po ashtu duhet të kemi kujdes të shtuar për sigurimin e faktorëve klimatik si janë: lagështia, temperature, drita, ajrosja etj, gjatë prodhimit të fidanëve. Prodhimi i fidanëve kryesisht bëhet në kaseta, poliesteroli ose plastike, me dendësi 400-500 fidanë/m². Fidanët e sallatës bëhen të gatshëm për mbjellje 25-30 ditë pas mbjelljes, kur formojnë 4-5 gjethe, pork jo varet shumë nga mundësit që disponojmë për sigurimin e parametrave kryesor klimatik në kushtet sa më optimale për prodhimin e fidanëve.

Sallata reagon shumë mirë ndaj plehërimit organik, prandaj këshillohet përdorimi i tij përpara punimeve, sa herë që është i mundur. Sallata shfrytëzon mirë plehrat e trashëguara nga parabima, prandaj në qarkullimet bujqësore ajo vendoset pas bimëve të plehëruara mirë me plehra organike.
Fidanët mund të ndërrohen në rende apo lenta, e distancat e ndërrimit sillen nga 20-40cm x 20-25cm, varësisht nga kultivari, koha e ndërrimit, pjelloria e tokës etj. Fermerët tani më së shpeshti janë duke aplikuar mbjelljen e fidanëve në distancë 25 cm x 25 cm. Gjatë kultivimit të sallatës, aplikohet shpesh mulqirimi i tokës me folje të zezë plastike, e që eliminon problemin e barojave, akumulon më mirë lagështinë, mbanë tokën më të ngrohtë etj.

Shërbimet gjatë vegjetacionit janë të thjeshta dhe konsistojnë në zëvendësimin e bimëve që nuk kanë zënë apo janë dëmtuar, një apo dy prashitje, ujitjet dhe ri-plehërimet sipas nevojës. Sidomos në sezonën e dimërore duhet të kujdesemi për mbrojtjen e bimëve nga temperaturat shumë të ulëta, duke përdorur pëlhurën mbrojtës (agrilfolje), dhe mënyra tjera për izolimin e hapësirave të serrës për mbrojtjen nga të ftohtit.

Gazeta Bujku e boton me leje të iadk.org

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme