spot_img
HomeBUJKUPër shkak të fatkeqësive natyrore, rendimenti i patateve në Komunën e Rahovecit,...

Për shkak të fatkeqësive natyrore, rendimenti i patateve në Komunën e Rahovecit, ulet dukshëm

spot_img

Për shkak të fatkeqësive natyrore, të cilët kanë shkaktuar dëme të konsiderushme në shumë toka bujqësore, fermerët e Krushës së Madhe kanë filluar nxjerjen e patateve.

Duke filluar nga ngricat e muajit Prill, breshëri dhe vërshimet e muajit Maj, kanë bërë që kultura e patates të dëmtohet në masë të madhe.

Për arsye të lagështisë së tepërt, fermerëve po ju rrezikohet edhe rendimenti i dobët që kultura e patates ka mundur të sigurojë për këtë vitë dhe për shkak të kësaj ata nuk janë duke gëzuar rendimentet e pritura sikur viteve paraprake.

Drejtoria e Bujqësisë ka mbledhur të dhëna tek të gjiithë fermerët e dëmtuar dhe në bazë të kësaj ka përmbledhur një raport të detajuar, ku i njëjti raport është proceduar në MBPZHR dhe ka kërkuar dëmshpërblim për këto dëme të shkaktuara nga ngricat pranverore në kulturën e patates.

Foto 1, 2 (Rendimenti i Vitit 2020)
Foto 3, 4, 5 (Rendimenti i Vitit 2019)

Rahovec
02/06/2020




spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme