spot_img
HomeBUJKUPër herë të parë Komuna e Rahovecit kryen shërbimet për hartimin e...

Për herë të parë Komuna e Rahovecit kryen shërbimet për hartimin e projekteve për aplikimin e granteve në Ministrinë e Bujqësisë

spot_img

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për disa nga masat mbështetëse për këtë vit, përmes granteve investive për fermerët në gjithë territorin e Kosovës. Buxheti për këto masa për zhvillim rural, këtë vit arrin në 20,500,000.00 euro.

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec përmes kësaj thirrje njofton të gjithë fermerët e interesuar se të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, mund t’i gjejnë në ueb faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, www.azhb-ks.net.

“Po ashtu këtë vit për herë të parë në Drejtorinë e Bujqësisë në Rahovec fermerët e kësaj komune mund t’i kryejnë edhe shërbimet për hartimin e projekteve dhe kompletimin e të gjitha dokumentacioneve të nevojshme për aplikimin e granteve në Ministrinë e Bujqësisë. Drejtoria e Bujqësisë i uron suksese të gjithë fermerëve aplikues si dhe mbështetjen e nevojshme në të gjitha procedurat e aplikimit”, thuhet në njoftim.

Një shembull i mirë i Komunës së Rahovecit që duhet ta ndjekin edhe komunat tjera në lehtësimin e procedurave për aplikimin për grante në Ministrinë e Bujqësisë. /Fermerët / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme