spot_img
HomeBUJKUPa Ibër-Lepencin s’ka bujqësi

Pa Ibër-Lepencin s’ka bujqësi

spot_img

Mijëra hektarë toke të mbjella nga kultura të ndryshme bujqësore nuk do t’u sillnin rendimente bujqve kosovarë sikur arat e tyre të mos ujiteshin nga sistemi i Ibër-Lepencit.

Ujitja nga Liqeni i Ujmanit, nëpërmjet hidrosistemit Ibër-Lepenc, ka filluar në fund të viteve shtatëdhjetë, kur edhe ka përfunduar ndërtimi i liqenit më të madh artificial në Kosovë.

Kanali i Ibrit ka gjatësi 146.8 kilometra dhe ka 700 kilometra tuba nëntokësorë.

“Është dashur të rregulloheshin dhe të trajtoheshin gati 800 kilometra rrugë. Janë ndërtuar 20 tunele nëpër të cilët kalon kanali i Ibër-Lepencit. Gjatësia e tyre është 15 kilometra”, ka shpjeguar për gazetën njëri nga implementuesit e projektit të Ujmanit, Avdi Gjonbalaj.

Për 20 vjet nga sistemi i ujitjes janë kultivuar kultura të ndryshme bujqësore në Kosovë, ndonëse bujqit e kanë shfrytëzuar parcialisht dhe vetëm sa për të ujitur tokat e veta.

Ndërkaq prej vitit 1989, kur Kosovës iu suprimua autonomia nga Serbia, Liqeni i Ujmanit nuk kishte sjellë ujë në pjesën veriperëndimore të Kosovës…./Koha Ditore

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme