spot_img
HomeBUJKUOrganizohet konferenca e parë e IADK-së për sektorin e BMA për vitin...

Organizohet konferenca e parë e IADK-së për sektorin e BMA për vitin 2020

spot_img

IADK organizoi konferencën e parë në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike për vitin 2020. Tema e trajtuar në këtë konferencë ishte ”Përvojat dhe sfidat në prodhimtarinë primare të bimëve mjekësore dhe aromatike” .

Tema u referua nga Z. Florenc Kurtolli ekspert i njohur regjional i sektorit të BMA, mbështetur nga paneli i konferencës drejtori i IADK-së Z. Zenel Bunjaku, drejtor i departamentit për politika bujqësore, dhe tregje nga MBPZHR Z. Isuf Cikaqi, drejtoreshë e AlbInspekt Znj. Irjana Gjana dhe drejtor i Agroproduct Z. Halit Avdijaj.

Në këtë konferencë morën pjesë 50 pjesëmarrës duke përfshirë pjesëmarrës donatori GIZ, MBPZHR, AUV, USAID/AGRO,profesorë të fakultetit të bujqësisë, Caritasit, drejtorë nga komunat, shoqata të angazhuara në sektorin e BMA, eksportues, grumbullues, dhe përfitues/fermerë. Ku përveç të tjerash patën mundësi të informohen më gjerësisht/në detaje për sfidat në prodhimtarinë primare të bimëve mjekësore dhe aromatike poashtu mbi rezultatet e projektit .

Konferenca rezultoi të jetë produktive, në fund të saj u nxorrën rekomandime dhe konkluzione të cilat do të trajtohen nga organet kompotente me optimizmin dhe punën e vazhdueshme drejt zbutjes dhe eliminimin eventual të sfidave në prodhimtarinë primare të bimëve mjekësore dhe aromatike.

Në fund, drejtori i organizatës IADK, Z. Zenel Bunjaku falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, diskutimet dhe kontributin e dhënë në ketë ngjarje.

Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit ”Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit”, i financuar nga Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme