spot_img
HomeEKONOMIOKB: Çmimet globale të ushqimit shënuan rritje në dhjetor

OKB: Çmimet globale të ushqimit shënuan rritje në dhjetor

spot_img

Çmimet globale të ushqimit në periudhën pesë-vjeçare shënuan rritje në dhjetor, njoftoi sot Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), transmeton Anadolu Agency (AA).

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit FAO u rrit me 2.5 për qind në bazë mujore, mesatarisht 181.7 pikë muajin e kaluar, për shkak të kërkesës së madhe për vajrat bimore, sheqerin dhe tregjet e qumështit, tha FAO.

Shifra për vitin 2019, megjithatë ishin 171.5 pikë mesatarisht, me një rritje prej 1.8 për qind nga viti i kaluar.

Indeksi i çmimit të vajit bimor në dhjetor u rrit me 9.4 për qind nga muaji i kaluar, duke shënuar një maksimum 25-mujor.

“Rritja e fundit u nxit kryesisht nga vendosja e çmimeve të vajit të palmës ndërsa vlerat e vajit të sojës, lulediellit gjithashtu u rritën”, tha FAO.

Sheqeri u rrit me 4.8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë, i nxitur nga rritja e çmimeve të naftës së papërpunuar.

Bulmeti shënoi një rritje mujore prej 3.3 për qind në dhjetor, njofton FAO.

Drithërat gjithashtu shënuan rritje me 1.4 për qind, të shkaktuar kryesisht nga rritja e çmimeve në plan ndërkombëtar të grurit.

Indeksi i çmimit të mishit ishte pothuajse i pandryshuar gjatë të njëjtës periudhë.

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit FAO është një indeks me peshë tregtie që ndjek çmimet e tregut ndërkombëtar të pesë grupeve kryesore të mallrave ushqimore.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme