spot_img
HomeEKONOMIOAK: Të lirohet urgjentisht lënda e parë për prodhuesit

OAK: Të lirohet urgjentisht lënda e parë për prodhuesit

spot_img

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkon nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala dhe Ministri i Financave Bedri Hamza që të lirojnë lëndën e parë për prodhuesit vendor ashtu siç është e paraparë me Ligj.

Arsyeja e kërkesës është ankesa e prodhuesve lidhur me lirimin nga TVSH-ja e lëndës së parë.

“Çdo fillim të vitit, prodhuesit vendor obligohen të aplikojnë në ATK për lirim nga TVSH-ja për lëndën e parë të importuar, ndërsa pas aprovimit të saj fillon edhe zbatimi në Dogana. Vitet paraprake shqyrtimi i kërkesave është bërë për një periudhë më të shkurtë kohore, gjë që nuk i ka penguar bizneset në vazhdim të prodhimit”, thuhet në njoftimin e OAK.

Këtë vit bizneset po përballen me probleme pasi që për shkak të mos shqyrtimit të këtyre kërkesave lënda e parë ka mbetur pa kaluar në Doganë dhe si pasojë bizneset po detyrohen të paguajnë për qëndrimin e kamionëve dhe frigoriferëve në terminale dhe po krijon edhe pengesa në prodhim.

“Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të merren masat e nevojshme për këtë problem. Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të përkrahen prodhuesit vendor, duke ju lejuar që të bëjnë futjen e lëndës së parë në Doganë derisa të shqyrtohen aplikacionet nga ATK-ja. Gjithashtu, OAK kërkon që kjo procedurë të hiqet ashtu që të mos obligohen bizneset të aplikojnë çdo vit. Për më shumë, kjo kërkesë i është drejtuar edhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës zRamush Haradinaj”, yhuhet në komunikatën e OAK./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme