spot_img
HomeEKONOMIOAK nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë

OAK nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë

spot_img

Rritja e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë në mes të bizneseve, eliminimi i barrierave të panevojshme që po ndodhin ishte qëllimi i takimit të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Me këtë rast u nënshkrua edhe memorandumi në mes të dy odave.

Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi prezantoi Odën dhe misionin e saj, duke theksuar që OAK është e interesuar që të rrisë bashkëpunimet për zgjidhjen e problemeve të ndërsjellta. Krasniqi theksoi se është e rëndësishme që Kosova të merr shembuj nga praktikat më të mira, se si funksionojnë sektorët e caktuar në Shqipëri.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë Nikolin Jaka, përgëzoi OAK-në për nismën që e kanë ndërmarr për përkrahjen e bizneseve duke theksuar që inkurajon dhe vlerëson në maksimum vullnetin e mirë dhe dëshirën për të ndihmuar bizneset dhe për të lobuar për interesat Kosovë -Shqipëri. Gjithashtu, krijimi i një lëvizje të përbashkët shqiptare është e domosdoshme për zgjidhjen e shumë probleme theksoi më tutje Jaka.

Të dy palët theksuan që është shumë e rëndësishme që të lobojmë për interesa kombëtare, duke bashkuar vullnetet dhe forcat.

Ishte dakordim i përbashkët se është e domosdoshme dhe parimore të gjejmë zgjidhje në mënyrë që të ecim të unifikuar drejt qëllimeve të përbashkëta.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Kryetari Skënder Krasniqi, Sekretari Diamant Elshani, Anëtari i bordit Hysni Zogaj, Koordinatorja Qëndresa Ibrahimi dhe Zyrtarja Rreze Cana.

Ndërsa Dhoma e Tregtisë u përfaqësua nga: Kryetari Nikolin Jaka, Keshilltari Bashkim Sykja, dhe zyrtaret Aris Tasho dhe Edlira Prenga. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme