spot_img
HomeEKONOMIOAK kërkon nga Veseli përmbushjen e kërkesave të bizneseve

OAK kërkon nga Veseli përmbushjen e kërkesave të bizneseve

spot_img

Heqja e udhëzimeve administrative nga Ministria e Bujqësisë që kufizon në 5 vjet, 5 hektarë, 2000 euro për hektarë, heqja e taksës së dyfishtë të peshkut, rikthimi në Kuvend i ligit për miniera dhe minerale, ligji i punës, pushimi i lehonisë, ishin arsyet e takimit të delegacionit të OAK-së me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi falënderoi kreun e Kuvendit të Kosovës për takimin dhe i shprehu kërkesat të cilat po pengojnë zhvillimin e bizneseve në masë të madhe.

“Ne si Odë e Afarizmit me bizneset që kanë rreth 50 mijë të punësuar kemi mundësi të mëdha të ndikojmë në zhvillimin e vendit, rritjen e mirëqenies, rritjen e ekonomisë së vendit, të rritet punësimi që është një nevojë e madhe.”

Krasniqi kësaj radhe para Kryetarit të Kuvendit paraqiti në mënyrë më specifike dy pikat kryesore të takimit, problemet e sektorit minerar në ndryshimin udhëzimeve administrative që janë krijuar në vitin 2005, 2006 dhe 2010 e që po e pengojnë zhvillimin e këtij sektori, rritjen e punësimit dhe të hyrat në buxhetin e shtetit të Kosovës.

Veseli u njoftua se në lidhje me këtë OAK së bashku me bizneset qe tre vite janë duke bërë peticione dhe kanë zhvilluar me dhjetëra takime me ministra të ndryshëm dhe kryeministra por deri më tani nuk ka asnjë rezultat.

Kjo odë  kërkoi nga kryekuvendari përkrahje për t’u mundësuar bizneseve vazhdimin e punës.

Anëtari i Bordit të OAK-së, Lulzim Begaj theksoi problemin e vendimit për ndërrimin e pronave gjë e cila po paraqet problem të jashtëzakonshëm për bizneset.

Të pranishëm në këtë takim ishin bizneset anëtare në OAK, të sektorit minerar dhe të peshkut, të cilët kërkuan me insistim nga kryekuvendari që t’u hiqen këto barriera të cilat i kanë penguar në veprimtaritë e tyre tash e sa vite. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme