spot_img
HomeEKONOMIOAK kërkon largimin nga rendi i ditës - Projektligjin për Miniera dhe...

OAK kërkon largimin nga rendi i ditës – Projektligjin për Miniera dhe Minerale

spot_img

Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar me një Kërkesë: Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Nënkryetarëve të Kuvendit, Kryetares së Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe anëtarëve të Komisionit, për largimin nga rendi i ditës – Projektligjin për Miniera dhe Minerale.

Arsyeje e tërheqjes është se ka më shumë se 6-të muaj që ky ligj është për miratim por nuk po kalon për mungesë kuorumi. Arsye tjetër është edhe që në vazhdimësi jemi duke kërkuar që ky projektligj të rikthehet në rishqyrtim për shkak të mangësive të mëdha që i ka.

Siç jeni të informuar, OAK ka realizuar edhe një peticion përmes së cilit kërkon shfuqizimin e Udhëzimeve Administrative të cilat përveç që janë në kundërshtim me ligjin, ato po bllokojnë sektorin minerar. Qëllim kryesor i këtyre kërkesave është krijimi i lehtësirave për këtë sektor që konsiderohet si një nga sektorët më me ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit. /Gazeta Bujku

Për: Kuvendin e Kosovës,
Kryetarin, z. Kadri Veseli,
Nënkryetarët e Kuvendit,
Kryetaren e Komisionit për Zhvillim Ekonomik
Anëtarët e Komisionit,
Nga: Oda e Afarizmit të Kosovës

KËRKESË

I nderuari Kryetar Veseli,
Të nderuar Nënkryetar,
E nderuara Kryetare e Komisionit,
Të nderuar anëtar,
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), njëherësh përfaqësuese e një numri të madhë të bizneseve të
sektorit të Minierave dhe Mineraleve, me rekomandim të bizneseve anëtare, kërkon edhe një herë
që Projektligji për Miniera dhe Minerale të largohet nga rendi i ditës në Kuvendin e Republikës së
Kosovës.
Arsyeje e tërheqjes është se ka më shumë se 6-të muaj që ky ligj është për miratim por nuk po
kalon për mungesë kuorumi. Arsye tjetër është edhe që në vazhdimësi jemi duke kërkuar që ky
projektligj të rikthehet në rishqyrtim për shkak të mangësive të mëdha që i ka.
Siç jeni të informuar, OAK ka realizuar edhe një peticion përmes së cilit kërkon shfuqizimin e
Udhëzimeve Administrative të cilat përveç që janë në kundërshtim me ligjin, ato po bllokojnë
sektorin minerar. Qëllim kryesor i këtyre kërkesave është krijimi i lehtësirave për këtë sektor që
konsiderohet si një nga sektorët më me ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit.
Arsyetim:
Përveç mungesës së harmonizimit të këtij Projektligji me ligjet e tjera të Republikës së Kosovës,
arsye shtesë për kthim prapa të tij është edhe mos përfshirja e kërkesave kryesore të bizneseve të
sektorit të Minierave dhe Mineraleve në draftin final.
Oda e Afarizmit të Kosovës Ju përsërit dhe një herë disa nga rekomandimet e bëra dhe të mos
përfshira në draftin final, e që konsiderohen esenciale nga bizneset e këtij sektori:

Të rikthehen distancat dhe të jenë specifike për çdo sektor.
2. Me miratimin e lejes minerare të shfrytëzimit, zona e lejuar e shfrytezimit hiqet nga fondi
pyjor e kullosor, pronë shtetërore dhe kalon si pasuri minerare.
3. Të krijohen procedura të veçanta të aplikimit për licencë për çdo sektor, sepse veprimtaria
dhe kompleksiteti i çdonjërit dallon nga tjetri. Pra, të bëhet ndarja e procedurave të
aplikimit për:
a. Metalore,
b. Jometalore,
c. Zhavor
d. Gurët dekorativ dhe
e. Thëngjill etj.
4. Të klasifikohen lumenjtë dhe në bazë të llojit të caktohet distanca e punës në lumenj.
5. Të specifikohet në licencë hapësira punuese në lum dhe i licencuari të mbetet përgjegjës
për mirëmbajtjen e shtratit të lumit në mënyrë që të mos degradohet dhe të mos ketë
vërshime.
6. Një licencë për shfrytëzimin e rërës dhe zhavorit që nuk gjendet në shtretërit e ujrave
sipërfaqësorë duhet të jepet në bazë të kërkesës së pronarit të tokës ku gjenden.
7. Kërkesa për koncesion shfrytëzimi të dërgohet në komunë, pastaj të paraqitet në KPMM.
8. KPMM do të marrë përgjegjësinë e bartjes së këtyre kërkesave në Ministritë përkatëse.
9. Kërkesës për dhënien e licencës i bashkëngjiten:
a. të dhënat për subjektin që kërkon koncesion,
b. një hartë topografike në një shkallë prej 1: 5.000 së bashku me koordinatat e pikës
kufitare të vendndodhjes së një zone të përcaktuar,
c. një raport për vëzhgimin e tokës për qëllime të veçanta me shënime kadastrale për
zonën për të cilën kërkohet dhënia e koncesionit të shfrytëzimit, të përgatitur nga
tregtarët e veçantë – gjeodete të autorizuara të tokës dhe shoqëritë tregtare për
vrojtimin e tokës që plotësojnë kushtet sipas Ligjit mbi kadastrën e pronës së
paluajtshme;
d. një studim fizibiliteti të koncesionit.
10. Kontrollimi i zbatimit të projektit të bëhet nga Inspektorët Komunal të Komunës përkatëse,
ndërsa KPMM të jetë në mbikëqyrje të vazhdueshme duke qenë organi më i lartë për këtë
sektor.
11. Garancioni të bëhet në të gjitha institucionet e licencuar nga BQK-ja dhe të dorëzohet në
KPMM.
Oda e Afarizmit të Kosovës ju fton që Projektligji për Miniera dhe Minerale të rikthehet dhe një
herë në dëgjim publik pasi që konsideron se ky rikthim do të jetë mjaft frytdhënës. Gjithashtu, Oda
e Afarizmit të Kosovës Ju mirëpret në takime diskutuese me bizneset e sektorit të Mineraleve dhe
Mineraleve duke pas parasysh që bizneset janë të interesuara t’i diskutojnë këto kërkesa me çdo
palë që mund të ndikoj në këtë çështje.
Ju lutemi që t’i përgjigjeni pozitivisht kërkesës tonë, në mënyrë që edhe miratimi i ligjeve të bëhet
konform nevojave të bizneseve.

Me shumë respekt,
Oda e Afarizmit të Kosovës

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme