spot_img
HomeEKONOMIOAK i bënë thirrje Qeverisë për shfuqizimin e Udhëzimeve Administrative

OAK i bënë thirrje Qeverisë për shfuqizimin e Udhëzimeve Administrative

spot_img

Shfuqizimi i Udhëzimeve Administrative të cilat janë në konflikt me ligjin për Miniera dhe Minerale dhe efektet e Taksës 100%, ishin arsyet e konferencës së organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës me bizneset.

Anëtari i Bordit të OAK-së Hysni Zogaj, tha se duke marrë parasysh zhvillimin e vendit, ka dy segmente kryesore, prodhimtarinë vendore dhe minierat, kështu që tek minierat kemi ngecje të madhe, punët nuk janë duke shkuar si duhet, prandaj Oda e Afarizmit të Kosovës i ka nxjerrë rekomandimet e veta për sektorin e minierave dhe mineraleve.

Zogaj konsideroi si më të theksuarat Udhëzimet Administrative, për të cilat tha se OAK për kohë të gjatë ka lobuar që Qeveria e Kosovës t’i heq këto udhëzime të cilat janë në kundërshtim me ligjin dhe këto janë:

· Udhëzimin Administrativ Nr.10/2010, Neni 4 paragrafi 13.7 dhe paragrafi 13.8 të cilat kufizojnë kontratat e shfrytëzimit të tokave në 5 vite dhe 5 ha;

· Udhëzimin Administrativ MA – Nr 12/2005 paragrafi 1.b i nenit 8  obligon bizneset të paguajnë për shfrytëzim të pyjeve dhe tokës pyjore për destinime tjera  ku vlera e shtimit vjetor të masës drunore për 25 vjet për pyjet cungishte dhe 60 vjet për pyje trungishte pa e shfrytëzuar atë pjesë;

· Udhëzimi Administrativ  MA-Nr.16/2007 Neni 1 paragrafi 7 që obligon bizneset të paguajnë taksë 0.20€ për vit për ndërtim të përkohshëm;

· Vendimi për Ndalimin e Përkohshëm  të Ndërrimit të Pasurisë së Paluajtshme të MBPZHR  i datës 20/07/2010;

Me këto pengesa bënë të pamundur të zhillohet biznesi në Kosovë, duke marrë parasysh që 5 ha të paguhen 2000 euro në vit që i bie një kompani të paguaj 10 mijë euro ndërsa shfrytëzimin e ka 1 ha, ndërsa 0.20€ cent për metër katror paguan tek KPM-ja, tha Zogaj.

Ai deklaroi se për këto i kanë bërë kërkesë Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë, ku edhe kemi pasur takime me ta dhe kanë premtuar se këto udhëzime do të hiqen. Përndryshe sipas tij nese nuk hiqen këto Udhëzimet Administrative, bizneset janë të revoltuara dhe së bashku me OAK-në do të marrin hapa të mëtutjeshëm sepse është e padurueshme të paguhen taksat e dyfishta.

Zogaj tha se i bëjmë apel Ministres së Bujqësisë edhe njëherë që të heq udhëzimet administrative dhe të liroj rrugën e të filloj sektori minerar të zhvillohet.

Ndërsa Burim Piraj nga biznesi Meka, tha për taksën se e kemi të qartë që është vendim politik por që ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë edhe në aspektin ekonomik në vendin tonë. Ndikimi ka qenë në dy drejtime, e para ka qenë nga mungesa e produkteve vendore dhe zëvendësimi i produkteve të këtyre prodhimeve dhe ka qenë rritja e patriotizmit ekonomik në popullatë.

Dua të përmend edhe udhëzimin administrativ për vendosjen e flamujve krahas produkteve për të treguar origjinën e tyre që ka ndikuar shumë tek konsumatorët sidomos edhe tek moshat shtyra t’i kuptojnë se cilat produkte janë vendore dhe çka të blejnë.

Në fund Zogaj tha se zhvillimi ekonomik ka arritur në 35 për qind andaj OAK është përkrahës i taksës. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme