spot_img
HomeEKONOMIOAK adreson problemet me konkurrencën jolojale në AKK

OAK adreson problemet me konkurrencën jolojale në AKK

spot_img

Problemet me të cilat po ballafaqohen bizneset në raport me konkurrencën jolojale, e me theks të veçantë bizneset e sektorit të qeramikës ishin tema kryesore e diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) të udhëhequr nga anëtari i bordit Hysni Zogaj me përfaqësues të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK).

Anëtari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Hysni Zogaj theksoi që bizneset po përballën më shumë vështirësi gjatë operimit të tyre, ku si rezulatat i konkurrencës jolojale jo vetëm që po dëmtohen bizneset por edhe po çrregullohet tregu në përgjithësi. Zogaj ngriti edhe shqetësimin e vonesave në përgjigje, ku theksoi që ka kërkesa të cilat janë adresuar tash e 8-të muaj në AKK e të cilat janë ende pa ndonjë përgjigje konkrete. Ndër to është edhe kërkesa e bërë nga Oda e Afarizmit të Kosovës për bizneset e sektorit të operatorëve kabllorë lidhur me konkurencën jolojale.

Zogaj shtoi që problemet e bizneseve të qeramikës me konkurencën nga Shqipëria duhet të trajtohen më detajisht nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, duke pas parasysh që konkurenca jolojale është një nga fushat të cilën ajo e kontrollon.

Senad Krasniqi, Drejtor i importit në biznesin anëtarë Alba Qeramika shtoi që bizneset nga Shqipëria po dalin me çmime më të ulta në Kosovë, edhe pse e kanë treg dytësorë, pasiqë janë të liruar nga taksa doganore dhe kanë kosto më të ulët për transport, gjë që po bënë që kompanitë vendore të mos mund të jenë konkurrent në çmime, duke pasur parasysh që kanë kosto shtësë doganën, tvsh dhe koston e transportit që është më e larta në rajon.

Krasniqi më tutje shtoi që është e nevojshme të bëhet edhe mbrojtja e ekskluzivitetit të produkteve brenda territorit të Kosovës, pasiqë fatkeqësisht për momentin bëhet shumë rrallë. Edhe pse ka kompani të cilat janë distributor ekskluziv i brendeve të caktuara, një gjë e tillë nuk po respektohet dhe po ndodhin keqpërdorime të shumta të cilat paraqesin një tjetër faktor që po dëmton këto biznese.

Shefi i Divizionit të Përqëndrimit në kuadër të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës Avni Gjocaj theksoi që një nga faktorët kryesor të mosfunksionimit të mirë janë edhe ligjet dhe se vonimet në përgjigje të kërkesave të adresuara janë të rregulluara me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, sipas së cilit nevojiten deri në 10-të muaj për të shqyrtuar kërkesat.

Gjocaj shtoi që janë të interesuar që sa më shumë të informojnë bizneset lidhur me rolin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe për të arritur këtë mund të jenë edhe pjesë e vizitave të përbashkëta me Odën tek bizneset të cilat përballen me ndonjë nga fushat të cilat autoriteti i rregullon. Gjithashtu shprehën gatishmëri për të qenë edhe pjesë e takimeve të përbashkëta më bizneset anëtare, ndërsa lidhur me problemin e bizneseve të qeramikës premtoi që do ta trajtojnë si çështje me prioritet.

Sipas Gjocaj nuk është e ndaluar për bizneset të kenë pozitën dominuese në treg, e ndaluar është që të abuzojnë me pozitën dominuese.

Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga: Anëtari i Bordit Hysni Zogaj, Koordinatorja Qendresa Ibrahimi, Zyrtarja Mirjeta Shala dhe përfaqësuesi i biznesit anëtarë Senad Krasniqi nga Alba Qeramika.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në këtë takim u përfaqësua nga: Shefi i Divizionit të përqëndrimeve Avni Gjocaj, Inspektori Hetues Shemsi Elezi dhe Adrian Mustafa. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme