spot_img
HomeBUJKUBlegtoriNjihuni me racën e gjedhit Aberdin-Angus

Njihuni me racën e gjedhit Aberdin-Angus

spot_img

Është racë tipike mishatake, me ngjyrë të zezë, të dy gjinitë janë pa brirë dhe kjo është veti dominuese. Prejardhjen e ka nga pjesa veri lindore e Skotlandës, rajoni kodrinor i Aberdinit.

Është racë mjaftë e ulët, me lartësi të xhidavisë 115-120 cm, veçohet me gjerësi mjaftë të shprehur të pjesës së përparme dhe të pasme të trupit dhe që merr formën e paralelepipedit. Kokën e ka të vogël, me ballë të gjerë, pa brirë, qafën e shkurtër të gjerë dhe muskulore, me trup të gjatë, këmbë të shkurtra, trup të mbuluar me qime me ngjyrë të zezë e të shkëlqyer. Masa trupore e lopëve është 550-600 kg, kurse e demave 750-800 kg, kurse e demave të trashur deri 1.000 kg. Rrezen e mishit e ka të shkëlqyer, që arrin 65-68%, e në disa raste edhe deri 75%.

Image result for Aberdeen-Angus

Karakterizohet me prekocitet të hershëm dhe me cilësi të shkëlqyer të mishit. Në pikëpamje të prodhimtarisë së qumështit renditet në mes racave Shorthorn dhe Hereford.

Image result for Aberdeen-Angus

Është racë mjaftë e përshtatshme për trashje, si në kushte të ftohta ashtu edhe në vende të nxehta, prandaj është mjaftë e përhapur. Mbarështohet në vende të ndryshme të botës. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme