spot_img
HomeBUJKUBlegtoriNjihuni me racën e gjedheve Braonsvis

Njihuni me racën e gjedheve Braonsvis [Brown Swiss]

spot_img

Gjedhi i murrmë zviceran (Braonsvis) është racë me shprehje të lartë të vetive të kombinuara dhe me prodhim të shprehur të qumështit. Ka prejardhje prej brahicerosit që në vitin 2000 deri në 800 para erës sonë këto gjedhe janë sjellë nga lindja në pjesën qendrore të Evropës, në regjione rreth liqeneve të alpeve. Këto gjedhe janë rritur dhe përsosur deri në kohën e tashme edhe në Gjermani, Austri, Itali etj.

Image result for Brown Swiss

Në fillim të shekullit 20, nga viset alpine, këtë gjedh e importojnë edhe Franca, Spanja, Italia, Sllovenia, Kroacia, vendet e Ballkanit, Evropa lindore, etj. Pas luftës së dytë botërore, në Evropë dhe në vende tjera të botës, kësaj race i është ofruar sasi më e bollshme dhe cilësore e ushqimit, që në këtë mënyrë është avancuar edhe prodhimtaria e qumështit dhe mishit. Kësaj i kanë kontribuar edhe metodat e reja të seleksionimit që në gjysmën e dytë të shekullit 20 në Evropën perëndimore vjen deri te rritja e dukshme e produktivitetit në blegtori (gjedhëtari) dhe sidomos në rritjen e prodhimtarisë së qumështit. Në këtë mënyrë, vendet që merren me kultivimin e gjedhit të murrmë, me 1964 formojnë lidhjen (bashkësinë) Evropiane ku marrin pjesë: Zvicra, Gjermania, Austria, Italia dhe Spanja.

Related image

Në vitet 1869-1880 blegtorët nga SHBA importojnë nga Zvicra rreth 150 frymë gjedhe të murrmë dhe krijojnë racën qumështore me përmasa të mëdha trupore, kurse në vitet e mëvonshme bashkësia Evropiane fillon të importoj material biologjik (spermë) nga SHBA për fisnikërim të populacioneve amerikane të kësaj race, dhe në këtë mënyrë hulumtuesit vlerësojnë se gjedhet e murrme Evropiane kanë bazë gjenetike për të prodhuar 600-700 kg qumësht gjatë një laktacioni. Gjatë procesit të fisnikërimit të gjedhit të murrmë Evropian fitohet gjedhi me përmasa më të mëdha, ku lopët e shtojnë lartësinë e xhidavisë për 3-5 cm. Për nga prodhimtaria e mishit kjo racë i ruan vetitë e veta pozitive.

Related image

Është importuar edhe tek ne në Kosovë nga vendet e Evropës perëndimore, e sidomos nga Zvicra, Austria, Gjermania, Sllovenia dhe Italia, me qëllimi të kultivimi në gjak të pastër, por edhe për fisnikërimin e Bushës dhe racave tjera që mbarështohen te ne. /Gazeta Bujku /Blegtoria e Veçantë

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme