spot_img
HomeBUJKUNjihuni me disa nga kultivarët e kajsisë

Njihuni me disa nga kultivarët e kajsisë

spot_img

Kultivarët e kajsisë janë të shumtë (mbi 300), por më të përhapur janë: Bebeku, Paviot, Luizet, Royal, Tilton, Montgament (USA), Bullida, Caninos (Afrika e Jugut), Reale d’Imola, Precoce d’Imola (Itali) etj.

Kultivarët me kërkesa të pakta për temperature të ulëta janë:

Amal ose Feriana, Amor Leuch, Ouardi ose Priana, Sayeb ose Beliana.

Kultivarë të hershëm

Toscana (Mifoli)

Pema: mesatarisht e fuqishme dhe prodhimtare.

Fruti: mesatar, i rrumbullakët në vezak, me ngjyrë të verdhë portokalli. Tuli ka ngjyrë të verdhë dhe është i ëmbël, lehtësisht i athët e aromatik.

Tuli: është i pandashëm nga bërthama.

Koha e pjekjes: Qershor.

Përdorimi: për konsum të freskët dhe përpunim.

Luizet (Faqekuqe)

Pema: e lartë, e fuqishme dhe shumë prodhimtare.

Frutë: i madh, i rrumbullakët në vezak dhe është i fortë, i ëmbël, lehtësisht i athët dhe aromatik. Tuli është i ndashëm nga bërthama thelbi i së cilës është i ëmbël.

Koha e pjekjes: 15 ditëshi i parë i Korrikut.

Përdorimi: për konsum të freskët dhe përpunim.

Real di mel

Pema: ka rritje mesatare, hyn shpejt në prodhim dhe është prodhimtare.

Fruti: mesatar, vezak i shtypur në pjesën e majës, me ngjyrë portokalli me njolla të kuqe. Tuli ka ngjyrë të verdhë –portokalli dhe është i fortë, i ëmbël e aromatik. Tuli është i ndashëm nga bërthama.

Koha e pjekjes: pjesa e tretë e Qershorit.

Përdorimi: për konsum të freskët dhe përpunim.

Desert de Loire

Pema: ka rritje mesatare, hyn shpejt në prodhim dhe është prodhimtare.

Fruti: mesatar, vëzak me brazdë të theksuar, me ngjyrë portokalli të theksuar. Tuli ka ngjyrë të verdhë – portokalli dhe është i lëngshëm, i ëmbël e aromatik. Tuli është i ndashëm nga bërthama.

Koha e pjekjes: dekada e tretë e Qershorit.

Përdorimi: për konsum të freskët dhe përpunim.

Bulida

Pema: ka rritje mesatarisht të fuqishme, hyn shpejt në prodhim dhe është prodhimtare.

Fruti: mesatarisht i madh, eliptik i zgjatur  me brazdë të theksuar, me ngjyrë portokalli me njolla të kuqe në pjesën që zë dielli. Tuli ka ngjyrë portokalli dhe është i fortë, i lëngshëm, i ëmbël e aromatik. Tuli është i ndashëm nga bërthama.

Koha e pjekjes: dekada e tretë e Qershorit.

Përdorimi: për konsum të freskët dhe përpunim.

Kultivarë të vonë

Di Nancy (Uznova)

Pema: e fuqishme dhe prodhimtare (shfaq periodicitet).

Fruti: i madh, i rrumbullakët në vezak, lehtësisht i pushëzuar, me ngjyrë të verdhë të artë me pikëzime të murrme. Tuli ka ngjyrë të verdhë dhe është i butë, i ëmbël, aromatik. Tuli është i ndashëm nga bërthama.

Koha e pjekjes: mesi i Korrikut.

Përdorimi: për konsum të freskët dhe përpunim.

Karakteristika të tjera: Nuk i reziston të ftohtit.

Paviot

Pema: e fuqishme dhe prodhimtare.

Fruti: i madh, i rrumbullakët në vezak, me ngjyrë të verdhë në portokalli dhe të kuqe në pjesën që zë dielli. Tuli ka ngjyrë të verdhë në portokalli dhe është i ngjeshur, i ëmbël, aromatik. Tuli është i ndashëm nga bërthama.

Koha e pjekjes: dekada e tretë e Korrikut.

Përdorimi: për konsum të freskët dhe përpunim. /Gazeta Bujku 

Pemëtaria Speciale / Zyra bashkëpunuese MASHT/DANIDA

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme