spot_img
HomeBUJKUNjë bereqet i papritur: familja 'strehon' 60.000 bletë pa dijeni, merr 50...

Një bereqet i papritur: familja ‘strehon’ 60.000 bletë pa dijeni, merr 50 kg mjaltë [Video]

spot_img

Mjalti, një prej begative më të mira të natyrës, mund të bëj vendin aty ku më së paku e pritni.

Duke qenë se kërkojnë kushte specifike të nxehtësisë dhe pastërtisë nga lagështira, bletët mund të ndërtojnë strofullin e tyre edhe brenda shtëpive të banimit.

Kështu, një familje nga Brisbana e Australisë është habitur së tepërmi me atë që ka gjetur në shtëpi.

Një “thesar” me hoje mjalti brenda një bletarie masive të fshehur në kulmin e shtëpisë së tyre, ishte më shumë se çfarë mund të kishin imagjinuar.

Nga aty dolën 50 kg hoje mjalti dhe 60.000 bletë që gjendeshin brenda koshereve

Videoja e heqjes së koshereve masive dhe mjaltit të lezetshëm nga tavani u bë virale në mediat sociale.

Asnjë bletë nuk u dëmtua gjatë procedurës së kryer me profesionalizëm, përkundrazi, ato shkuan te bletarët, ndërsa mjaltin e gëzoi familje “nikoqire”. /tesheshi.com/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme