spot_img
HomeBUJKUNis vjelja e hershme e rrushit në disa vreshta të Rahovecit, rendimenti...

Nis vjelja e hershme e rrushit në disa vreshta të Rahovecit, rendimenti i kënaqshëm

spot_img

Tashmë në Rahovec, në disa vreshta, ka nisur vjelja e rrushit.

Për të vizituar disa fermerë që kanë nisur vjeljen e hershme të rrushit, kanë shkuar nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, si dhe drejtori i Bujqësisë, Berat Duraku.

“Sot, Drejtori i Bujqësisë z. Berat Duraku së bashku me nënkryetarin e Komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, kanë vizituar disa nga vreshtarët të cilët kanë filluar vjeljen e disa variatetet e hershme të rrushit. Edhe përkundër faktit që këtë vit fermerët janë ballafaquar me problemet e shumta si pasojë e virusit COVID-19, puna e tyre primare nuk është ndalur aspak”, thuhet në njoftim.

Në një prej vreshtave ku kanë qëndruar sot dy zyrtarët komunalë, prodhimtaria ka rendiment të kënaqshëm.

Drejtoria e Bujqësisë ka uruar që të gjithë fermerët të kenë rendiment të kënaqshëm.

“Variateti i rrushit “Cardina” falë kushteve të mira klimatike është në gjendje mjaftë të mirë, ku tani veçëse është në fazën e vjeljes dhe plasimit në tregun vendor, duke ju ofruar konsumatorëve produkt cilësor dhe të sigurt. Shpresojm që vreshtarët të kenë një vit të bereqetshëm dhe të mbarë, si në cilësi po ashtu edhe në treg!”, thuhet në fund.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme