spot_img
HomeBUJKUNga cikli 'orvatje për të njohur jetën sekretet të bletëve'

Nga cikli ‘orvatje për të njohur jetën sekretet të bletëve’

spot_img

Nga Dr. Agim Nelaj

Çfarë di?

Çfarë bëjë?

Çfarë mund të bëjë më mirë?

Kohët e fundit janë shtuar pyetjet për mbarështimin e bletarisë, për sëmundjet, çrregullimet etj. Pyetjet janë kaq të shumta, sa që e kam të pa mundur tu kthej përgjigje të gjithëve. Gjithsesi në këtë cikël shkrimesh do të kemi në qendër parazitin Varroas.

I nderuar bletar!

Bleta dhe mbarështimi i saj ka veçori. Ajo nuk mund të trajtohet, kurohet dhe të ushqehet si kafshët e tjera shtepiake. Njeriu ka arritur të njohë anët e dukshme, por, ende, mbeten anë të padukshme në jetën e bletëve. Njeriu vetëm sa e ka ngjyer gishtin në mjaltë, ende nuk e ka shijuar atë!

Falë bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të vazhdueshme me bletarë profesionistë, më është dhënë mundësia të vërej një farë konservatorizmi e robërie kundrejt pikëpamjeve dhe klisheve të mësuara keq, pa e ditur se si dhe kur.

Një anësi tjetër e dëmshme është marrja për të vërteta absolute çdo gjë që shkruhet në internet. Ato janë vetëm informacione nga një kënd shikimi i caktuar, në kushte gjeografike, mjedisi, moti, ushqimi në rrethana të caktuara. Kjo shpejtë nuk i qëndron kohës, për arsye të ndryshimeve të vazhdueshme që ndodhin, përshtatjes bletëve sipas stinës, temperaturës, prodhimit, sëmundjeve etj.

Vërehen raste që bletarë të shfaqen si “gjahtarët” duke mashtruar për përdorimin e barnave, ushqimit, organizimit dhe si efekt ka arritur rezultate dhe prodhim të bollshëm, gjë që mund të mos jetë e vërtetë. Po ndodh që bletarë i besojnë këto dhe mundohen t’i përdorin në bletoret e tyre. Dhe efektet negative mund të evidentohen shpejtë. Pikërisht ndodhira të tilla më nxitën të shkruaj disa mendime. Për të qenë më afër të vërtetës, ose më të saktë, kam ndjekur disa bletore duke u mbështetur në metodën e krahasimit si e vetmja mundësi njohje të gjendjes reale të bletoreve. Midis rasteve të ndryshme të konstatuar, përmend, rastin e dy bletore në një vend, me një distancë 50 m. Me numër të përafërt familjesh. Një bletore siguroj prodhim 38 kg. Bletorja tjetër 13 kg.(2018) Bletorja e parë nuk i mjekojë për varroan, pas kontrollit rezultoi se nuk kishte arritur “pragu teknik” për të ndërhyrë.( Gusht 2017).

Rezultat i punës së madhe gjatë kullotës kryesore, familjet e bletëve bien nga gjendja e përgjithshme. Dhe brenda bletores ato më të fuqishmet e ndjenë më shumë këtë efekt. Në këtë periudhë, edhe në se lind nevoja për të luftuar varroan, paraprakisht bletët ndihmohen, për t’i qetësuar, antistresuar, për ti kthyer normalitet, kështu veprojë bletari i parë. Për këtë ka në treg komplekse vitaminash dhe aminoacide etj. Familjet e qetësuara e pranojnë më mirë ndërhyrjet me barna të miratuara. Bletorja e tjetër e cila pa e kaluar këtë periudhë përgatitore ende e stresuar, e lodhur, ende pa njohur pragun teknik (nevojën për luftimin e varroas, ndërhyn me barna të pa miratuara).  Gjendja erdhi duke u keqësuar, bletët u futën në dimër të dobësuara dhe jo aktive.

Në pranverën(2018)pjelljet të pakta të, të vonuara e të çregullta. Ndonëse kullota
mjaltore erdhi në kohë dhe mirë, por bletari nuk kishte bletë. Ky bletar e njohu gabimin e tij. Për mua kjo ishte e rëndësishme./Gazeta Bujku

Vazhdon….

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme