spot_img
HomeBUJKUNespulla

Nespulla [Mushmolla verore]

spot_img

(Eribotrya japonica)

Historiku dhe përhapja

Nespola është bimë me origjinë nga rajonet e Lindjes së Largët (Kina). Në Shqipëri më shumë gjendet në zonat e ullirit si Lushnje, Berat, Fier, Vlorë, etj., kurse në zona të ftohta kultivohet si bimë dekorative.

Vlerat

Frutat e nespolës përdoren të freskëta dhe kanë vlera të larta ushqyese. Ato përmbajnë 9-13 %. Gjithashtu janë të pasura në acide organike, vitamina A,C, taninë dhe kripëra minerale.

Klasifikimi botanik

Nespola futet në familjen Rosaceae (trëndafilore), gjininë dhe specien Eribotrya japonica.

Përshkrimi i pemës dhe veçoritë biologjike

Pema është drufrutor tipik mesdhetar me lartësi 4-6 m.

Gjethet janë të mëdha, me ngjyrë të gjelbër të errët nga sipër dhe të gjelbër të hapur në sipërfaqen e poshtme.

Lulet dalin të bashkuara nga degëza 1- vjeçare.

Fruti ka formë të rrumbullakët në vezak, ngjyrë të verdhë me 1-3 fara të mëdha të vendosura në qendër të tij. Frutat piqen në fund të Prillit -15 Maj.

Frutifikimi i pemës fillon në vitin 4-5-të pas mbjelljes, kurse prodhimi i plotë pas 10-15 vjetësh. Disa kultivarë janë autofertilë, të tjerë janë autosterilë dhe kanë nevojë për pjalmim të kryqëzuar.

Klima dhe toka

Nespola kultivohet kryesisht në zona me klimë të butë. Ajo u qëndron temperaturave të ulëta deri -10ºC dhe nuk frutifikon në zona të ftohta.

Nespula preferon toka subargjilore të mesme, të pasura me elemente ushqyese dhe të kulluara. Nuk shkon mirë në toka të kripura e ato të rënda dhe të papërshkueshme.

Shtimi i nespolës

Shtimi i saj bëhet me farë dhe me shartim të nënshartesës ose me copa. Si nënshartesë mund të përdoren:

Franco: nënshartesë farore e nespolës që ka afinitet të mirë me të gjithë kultivarët;

Anger: copat e rrënjëzuara të këtij kloni të ftoit kanë afinitet me disa kultivarë të nespolës.

Forma e kurorës

Nespola zakonisht kultivohet me formë kupore ose globoze shumë e degëzuar. Me krasitjen  prodhuese kruhen ndërhyrje të lehta për ruajtjen e kurorës dhe sigurimin e kushteve të mira  ajrimi e dritëzimi.

Gjithashtu kryhen prerje të degëve të dendura, të dëmtuara, të thata, thithakëve, etj.

Vjelja dhe ruajtja e frutit

Frutat duhet të mblidhen në stadin kur kanë marrë ngjyrën e kultivarit, përqindjen e sheqerit dhe shijen karakteristike. Frutat vilen në fillim të Majit dhe përdoren kryesisht për konsum të freskët.

Kultivarët

Angelino

Pema është mesatarisht e zhvilluar dhe prodhimtare. Lulëzon në mesin e Nëntorit.

Fruti: është mesatarisht i madh (37gr), në formë globoze të zgjatur, me ngjyrë të verdhë portokalli. Tuli ka ngjyrë të verdhë portokalli, është i ëmbël, i shijshëm dhe përmban 3-4 fara.

Koha e pjekjes: fundi i Majit

Konsiderata: ky kultivar vlerësohet për rezistencë në transport dhe ruajtje.

Gjigandi i Bardhë

Pema është mesatarisht e zhvilluar, me kurorë të hapur dhe prodhimtare. Lulëzon dekadën e dytë të Nëntorit.

Fruti: është i madh (55gr), në formë cilindrike globoze të zgjatur, me ngjyrë të verdhë portokalli të ndritshme. Tuli ka ngjyrë të bardhë në krem, është i ëmbël, i shijshëm dhe përmban 3-4 fara.

Koha e pjekjes: fundi i Majit

Konsiderata: ky kultivar vlerësohet për cilësinë e frutave.

Frutmadhi

Pema është mesatarisht e zhvilluar dhe prodhimtare. Lulëzon në mesin e Nëntorit.

Fruti: është mesatarisht i madh (35gr), në formë rrumbullake, me ngjyrë të verdhë portokalli. Tuli ka ngjyrë të verdhë portokalli, është i ëmbël, i shijshëm dhe përmban 3-4 fara.

Koha e pjekjes: fundi i Majit

Konsiderata: ky kultivar vlerësohet për hershmëri dhe cilësi të frutave.

Palermo

Pema është mesatarisht e zhvilluar dhe prodhimtare konstante. Lulëzon në dekadën e parë të Nëntorit.

Fruti: është i madh (45 gr), në formë globoze, me ngjyrë të verdhë portokalli. Tuli ka ngjyrë të bardhë në krem, është i ëmbël, i shijshëm dhe përmban mesatarisht 4-5 fara.

Koha e pjekjes: fillim Qershori.

Konsiderata: ky kultivar vlerësohet për cilësi të frutave.

Precoce di Palermo

Pema është mesatarisht e zhvilluar dhe prodhimtare konstante. Lulëzon në dekadën e dytë të Nëntorit.

Fruti: është mesatarisht i madh (38gr), në formë globoze, me ngjyrë të verdhë portokalli. Tuli ka ngjyrë të bardhë në krem, është i ëmbël, i shijshëm dhe përmban mesatarisht 4 fara.

Koha e pjekjes: fillim Qershori.

Konsiderata: ky kultivar vlerësohet për cilësinë e frutave.

Tanaka

Pema është mesatarisht e zhvilluar dhe prodhimtare konstante. Lulëzon në dekadën e tretë të Nëntorit.

Fruti: është mesatarisht i madh (35gr), në formë globoze, me ngjyrë të verdhë portokalli. Tuli ka ngjyrë të verdhë portokalli, është i ëmbël, i shijshëm, i fortë, aromatik dhe përmban mesatarisht 3 fara të vogla.

Koha e pjekjes: fundi i Majit.

Konsiderata: ky kultivar vlerësohet për cilësinë e frutave, hershmëri të pjekjes, qëndrueshmëri në transport e ruajtje. /Gazeta Bujku

Pemëtaria Speciale / Zyra bashkëpunuese MASHT/DANIDA

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme