spot_img
HomeBUJKUBlegtoriNë Viti u bë shpërndarja e 88 bidonave të qumështit për fermerët...

Në Viti u bë shpërndarja e 88 bidonave të qumështit për fermerët vitias

spot_img

Në Viti 44 fermerë vitias – prodhues të qumështit kanë përfituar nga 2 bidonë 20 litërshe të qumështit. Kjo gjë u bë e mundur falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Helvetas Swiss Intercooperation, Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) dhe të implementimit të Grupi Lokal të Veprimit “Vitia”.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti para dorëzimit të këtyre bidonëve tha se Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët e saj, sikurse me projektin “Aftësitë për Punësim Rural” (APR) po përkrah fermerët vitias duke i falënderuar atë për përkrahjen e vazhdueshme që po japin në veçanti në sektorin e bujqësisë.

Ai shtoi se kjo komunë edhe në të kaluarën ka përkrahur fermerët e saj me projekte dhe mjete të ndryshme të punës të cilat kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Viti.

Përndryshe financimi i këtij projekti është bërë në bashke participim, ku komuna e Vitisë, ka participuar me 50% të mjeteve financiare kurse nga 25% kanë participuar projekti APR dhe vetë fermerët.

Përndryshe në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre bidonëve që është mbajtur në Viti, i pranishëm ishte edhe Basri Pulaj nga projekti APR dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi. /Gazeta Bujku

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme