spot_img
HomeLAJMET E FUNDITNë Ditën Botërore të Mjedisit, Matoshi apelon për kujdes ndaj mjedisit

Në Ditën Botërore të Mjedisit, Matoshi apelon për kujdes ndaj mjedisit

spot_img

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sot ka shënuar Ditën Botërore të Mjedisit me aktivitete të ndryshme në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Me këtë rast ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kërkoi nga të gjithë ta mbrojnë dhe ta ruajnë mjedisin që na rrethon.

“Dita Ndërkombëtare e Mjedisit është një mundësi e mirë që me aktivitete të ndryshme të arrijmë të rrisim shkallën e ndërgjegjësimit të qytetarëve të vendit në raport me mbrojtjen e mjedisit. Andaj, kërkoj nga të gjithë qytetarët e vendit që ta mbrojmë mjedisin tonë ku jetojmë e veprojmë, sepse duke mbrojtur mjedisin ne mbrojmë shëndetin tonë dhe të gjeneratave që vijnë”, u shpreh Matoshi.

I pari i MMPH-së, Matoshi shprehu falënderime për të gjithë ata që po e përkrahin ministrinë sa i përket mbrojtjes së mjedisit,

“Së bashku do të jemi fitimtarë në  këtë betejë jo edhe të lehtë për një mjedis të pastër”, deklaroi ministri Matoshi.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i cili tha se Dita Botërore e Mjedisit duhet të na bëjnë më të përgjegjshëm dhe ta ruajmë mjedisin për gjatë gjithë vitit.

Ndërsa, zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit nga Republika e Estonisë, Meelis Munt, tha se është kënaqësi kur sheh shumë njerëz në Kosovë të cilët janë zotuar për të mbrojtur mjedisin.

“Këtë vit Kosova do të udhëheq fushatën për ditën e pastrimit. Ne jemi shumë krenar për punën tuaj për të mbajtur mjedisin e pastër”, deklaroi zëvendësministri Munt.

Këtë datë mjedisore, MMPH e organizoi në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Komunën e Prishtinës, Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), OJQ-të  mjedisore si: “Let’s Do it Kosova”, “Green Art Center”, ”Ekovizioni”, dhe “Pamkos”.

Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit janë realizuar aktivitete të shumta më qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për ruajtjen e mjedisit. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme