spot_img
HomeBUJKUNdodh për herë të parë në 1,200 vjet, lulet e qershisë çelen...

Ndodh për herë të parë në 1,200 vjet, lulet e qershisë çelen me herët në Japoni

spot_img

Pamjet karakteristike të Japonisë në pranverë janë fotografitë me ngjyra rozë, të shkaktuara nga ajo që njihet si “dëbora e petaleve” (sakura snow) që nuk është asgjë me tepër se thjesht çelja e luleve të qershisë, që mbahen si më të bukurat në Japoni. Por këtë vit, për herë të parë në 1,200 vjet, lulet e qershisë lulëzuan më herët.

Yasuyuki Aono, një studiues në Universitetin e Prefekturës Osaka, ka mbledhur të dhëna nga Kioto që prej vitit 812 pas Krishtit nga dokumentet historike dhe ditarët. Në qytetin e Kiotos, lulet e qershisë arritën kulmin e lulëzimit në 26 mars, data më e hershme për qytetin në më shumë se 1,200 vjet sipas Aono. Edhe në kryeqytetin japonez, Tokio, lulet e qershisë arritën lulëzimin e plotë më 22 mars.

Dr. Lewis Ziska nga Universiteti i Shkencave të Shëndetit Mjedisor të Columbia tha se: “Ndërsa temperaturat globale ngrohen, ngricat e fundit të pranverës po ndodhin më herët dhe lulëzimi po ndodh më shpejt.”

ndryshimi i këtij viti në datat e lulëzimit të luleve nuk është i kufizuar vetëm në Japoni; lulet e qershisë që zbukurojnë Tidal Basin në Washington gjithashtu kanë çelur herët. Sipas Shërbimit Amerikan të Parkut Kombëtar, data e pikut të lulëzimit të luleve të qershisë në Washington ka përparuar me gati një javë nga 5 prill më 31 mars.

Lulëzimi i tyre i hershëm është vetëm maja e ajsbergut të një fenomeni mbarëbotëror që mund të destabilizojë sistemet natyrore dhe ekonomitë e vendeve, tha për CNN Amos Tai, asistent profesor i shkencës së tokës në Chinese University në Hong Kong.

Sipas tij, ekzistojnë dy burime të nxehtësisë së shtuar, e cila është faktori kryesor që i bën lulet të çelin më herët: urbanizimi dhe ndryshimi i klimës. Me rritjen e urbanizimit, qytetet priren të bëhen më të ngrohta se zona rurale përreth. Por një arsye më e madhe është ndryshimi i klimës, i cili ka shkaktuar rritjen e temperaturave në të gjithë rajonin dhe botën.

“Marrëdhënia midis bimëve dhe insekteve dhe organizmave të tjerë janë zhvilluar gjatë shumë viteve – mijëra deri në miliona vjet”, tha Tai. “Por në shekullin e fundit, ndryshimi i klimës po shkatërron gjithçka dhe po prish të gjitha këto marrëdhënie.”

Ai thekson se bimët dhe insektet e ndryshme mund t’u përgjigjen rritjes së nxehtësisë me ritme të ndryshme, duke shkaktuar mungesë sinkronizimi të cikleve të tyre të jetës./Motilokal.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme