spot_img
HomeBUJKUNdikimi i temperaturave të ulëta dhe ngricave pranverore në mollë, kumbull dhe...

Ndikimi i temperaturave të ulëta dhe ngricave pranverore në mollë, kumbull dhe rrush

spot_img

Rreziqet kryesore që lidhen me temperaturat e ulëta ekstreme të dimrit dhe ngricat pranverore
Molla, kumbulla dhe rrushi i verës përballen me shumë rreziqe të motit të cilat mund të dëmtojnë sythet, lulet dhe frutat e tyre. Dëmet kryesore shkaktohen për shkak të temperaturave shumë të ulëta, ndonëse trupat e këtyre frutave mund të përballojnë temperatura të tilla . Tek molla, kumbulla dhe rrushi verës kemi lëvizje të lëngjeve në pranverë, ku sythet fillojnë të bymehen, dhe ato në këto zhvillime e humbasin aftësinë për t’i bërë ballë temperaturave të ftohta, sidomos nëse temperatura të tilla ndodhin në periudhën e pranverës.

Ngricat e pranverore konsiderohen si një rrezik i madh që ndikon në shumicën e frutave. Efekti i ngricave pranverore tek molla, kumbulla dhe rrushi verës varet nga niveli i temperaturave të ulëta, gjatësia e ekspozimit, si dhe faza e zhvillimit të luleve.

Fazat e zhvillimit të mollës, kumbullës dhe rrushit të verës ndikohen nga këta faktorë të mëposhtëm:

– Lartësia mbidetare (çdo 33 metra, lulëzimi shtyhet për një ditë);
– Nënshartesa (Mollët lulëzojnë më herët nëse janë shartuar në nënshartesa të dobëta vegjetative);
– Vjetërsia e trupit (sa ma i vjetër trupi i pemës, lulëzimi ndodh më herët);
– Ashpërsia e prerjeve;
– Vendndodhja (i njëjti varietet lulëzon më herët në jug dhe në lindje krahasuar me vendndodhjet në veriperëndim);
– Të ushqyerit;
– Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit;
– Pozicioni i pemishtes, veçanërisht drejtimet e rreshtave të pemishteve (veri dhe jug);
– Humbja varet nga lartësia e kurorës së pemës. Sa më e lartë kurora e pemës, aq më e madhe është humbja; dhe
– Ushqimi me fitohormone dhe mikroelemente.
Megjithatë, përveç faktorëve të tjerë që ndikojnë, tri rreziqet kryesore që lidhen me temperaturat e ftohta që kanë ndikim në produktivitetin e frutave janë si në vijim:
a. Temperaturat ekstreme të ulëta të dimrit,
b. Ngricat e vonshme pranverore dhe
c. Ngricat e hershme të vjeshtës.

Periudhat kritike që ndikojnë në zhvillimin e mollëve, kumbullave dhe rrushit të verës.

Periudha kritike përfaqëson kohën kur sythi, lulja dhe fruti janë shumë të ndjeshme dhe çdo faktor i jashtëm si temperatura e ulët, ndikon negativisht në zhvillimin e tyre dhe redukton ndjeshëm prodhimin në kohën e vjeljes.

a. Temperaturat ekstreme të ulëta të dimrit për mollën, kumbullën dhe rrushin e verës
Konsiderohet periudha midis 1 dhjetorit dhe 19 marsit – kur ka mundësi të paraqiten temperaturat ekstreme të ulëta të dimrit deri në ≤ -30 ° C.

b. Ngricat e vonshme pranverore për mollën, kumbullën dhe rrushin e verës
Ndikimi i ngricave Pranverore (Faza e I-rë) që fillon nga 20 mars deri më 9 Prill tek mollët, kumbullat dhe rrushi i verës – kjo është faza e mugullimit të sythave dhe është faza më kritike në lidhje me ngricat pranverore, pasi pjesa më e madhe e sythave, sidomos vezoret, janë shumë të ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta.

Ndikimi i ngricave pranverore nga 10 Prill – 30 Prill (Faza e II-të) tek molla, kumbulla dhe rrushi i verës – kjo është faza e lulëzimit kur lulet paraqiten.

Periudha më e gjatë e lulëzimit lejon mundësi më të madhe të polenizimit normal, tretjes dhe mbjelljes së mollëve, kumbullave dhe rrushit për verë. Për çdo ditë të lulëzimit që ndodh më herët se data mesatare e lulëzimit, gjasat për ngrirje rriten. Nga faktorët e mësipërm, mund të shihet se lulëzimi ndodh në periudha të ndryshme në vende të ndryshme për të njëjtin varietet të mollëve, kumbullave dhe rrushit për verë. Në rajonet e Kosovës lulëzimi fillon më herët në rajonet me lartësi mbidetare më të ulët dhe më vonë në rajonet më lartësi mbidetare me të lartë si për shembull, në Prizren (20 prill), Ferizaj (28 prill), dhe Dragash (12 maj). Sapo të fillojë periudha e lulëzimit, një ngricë e madhe mund të shkaktojë dëme serioze për lule në varësi të kohëzgjatjes së ngricës.

Ndikimi i ngricave pranverore nga 1 maj – 15 maj – Ngricat pranverore (Faza e III-të) tek mollat, kumbullat dhe rrushi për verë, kjo është periudha e formimit të frutave. Frytet e posa formuara të pemëve frutore janë shumë të ndjeshme ndaj ngricave të vonshme pranvere – Faza e III-të.

Si mund t’i zbusin këto rreziqe fermerët?
Ekzistojnë dy metoda që fermerët mund të përdorrin për t`u mbrojtur nga humbjet e mundshme apo për t`i zbutur këto humbje. Sigurimi bujqësor për mollët, kumbullat dhe rrushin e verës,

– Masat agro-teknike si masa të drejtpërdrejta.
Është propozuar modeli i sigurimit bujqësor sipas modelit të indeksit të motit për mollën, kumbullën dhe rrushin e verës si modeli më i përshtatshëm dhe praktik për të filluar sigurimet bujqësore në Kosovë.

Përparësitë e modelit të indeksit në krahasim me sigurimin tradicional janë renditur më poshtë:
• Sigurimi indeks mundëson mbulimin edhe për fermerë të vegjël dhe individual;
• Për personelin e kompanive të sigurimit nuk kërkohet specializim në bujqësi;
• Nuk kërkohet ndonjë ekspertizë për t’i shitur polisat;
• Në rast të humbjeve, nuk kërkohet të kryhet ndonjë vlerësim i humbjeve për humbjet e shkaktuara;
• Sigurimi indeks është transparent pasi që lejon policë mbajtësit që të kenë qasje të drejtpërdrejtë në informatat në të cilat do të llogariten pagesat;
• Kosto të ulëta operative dhe të transaksionit.
Sigurimi tradicional nuk është i përshtatshëm për t`u aplikuar në Kosovë për momentin, pasiqë kërkon ekspertizë të thellë dhe njohuri për sigurimin, vlerësimin e rrezikut dhe vlerësimin e humbjeve.

Masat agro-teknike për të parandaluar dëmtimet nga temperaturat ekstreme të ulëta të dimrit dhe ngricat e vonshme pranverore

Masat indirekte janë:

Zgjedhja e një pozicioni të mirë gjeografik për të ngritur një pemishte,
Zgjedhja e specieve dhe varieteteve që lulëzojnë më vonë,
Duke i mbuluar me borë trupat e pemëve frutore,
Ujitja e pemëve frutore për rreth dhjetë ditë para lulëzimit.

Dihet se pemët frutore në periudhën e lulëzimit ndikohen më shumë nga ngricat në lartësi të ulëta mbidetare dhe në pozicionet jugore dhe jugperëndimore, prandaj rekomandohet t’i shmangni këto pozicione. Disa lloje të hershme të mollës lulëzojnë më herët, dhe ato dëmtohen rëndë nga ngricat e vonshme pranverore, kështu që ato nuk duhet të mbjellen në zona të tilla. Shfrytëzoni vetëm varietetet me lulëzim të vonshëm që shmangin ngricat e vonshme pranverore.

Nga vendosja e borës rreth pemëve, rreziku i ngricave të pranverës së vonshme mund të shmanget në masë të madhe gjatë periudhës së lulëzimit. Efekti i saj bazohet në ftohjen e sistemit të rrënjëve nga bora e shkrirë. Që bora të mos shkrihet me shpejtësi, duhet të vendoset si shirit dhe pastaj ajo të mbulohet me kashtë.

Ujitja, kur ka kushte për këtë, nëse kryhet rreth dhjetë ditë para lulëzimit, arrihet një efekt i ngjashëm si në reshjet e borës, sepse uji i ftohë rrënjët e pemëve frutore dhe ato shumë më vonë fillojnë të thithin lagështinë dhe materiet inorganike, duke rezultuar me një lulëzim më të vonshëm të pemëve frutore për disa ditë. Masat indirekte jo gjithmonë sigurojnë mbrojtje të plotë, por vetëm zvogëlojnë rrezikun.

Masat direkte janë:

Tymi ose mjegullimi i një pemishte – është masa më e sigurt e luftës kundrejt ngricave të vonshme pranverore. Kjo është mënyra më e lirë dhe suksesi arrihet nëse temperaturat e ftohta nuk janë aq të forta, sepse në këtë mënyrë temperatura reduktohet në 1.5°C. Tymi krijohet duke ndezur materiale që krijojnë shumë tym të dendur.

Ngrohja e pemishteve – Ngrohja e ajrit në pemishte është një masë më e sigurt e mbrojtjes, por është mjaft e shtrenjtë dhe aplikohet vetëm në pemë frutore me intensitet të lartë. Ngrohja bëhet me furra të posaçme, ku përdoren qymyri në vend të drurit.

Shiu artificial – Ujitja me shiun artificial të pemëve frutore në periudhën e lulëzimit mund të parandalojë funksionimin e ngricave së vonshme pranverore. Temperatura në këtë rast mund të rritet nga -5° C në -1° C. Me spërkatje ndalet kur akulli mbi degët fillon të shkrihet.

Përfundim i përgjithshëm: – Kultivuesit e mollave, kumbullave dhe rrushit të verës në mënyrë që të shmangin humbjet për shkak të kushteve klimatike (ngricat e vonshme pranverore dhe ngricat e thella të dimrit) duhet të përdorin të dy masat e përmendura më lartë. Këto dy masa janë të një rëndësie të veçantë dhe mbulojnë njëra-tjetrën: sigurimin e indeksit bujqësor dhe zbatimin e masave agro-teknike. Zbatimi i këtyre dy masave ndihmon fermerët për të zvogëluar humbjet në nivelin që është i pranueshëm për fermerin.

Ndikimi i temperaturave të ulëta dhe ngricave pranverore në mollë, kumbullë dhe rrushin e verës

– Zgjedhja e një pozicioni të mirë gjeografik për të ngritur një pemishte,
– Zgjedhja e specieve dhe varieteteve që lulëzojnë më vonë,
– Duke i mbuluar me borë trupat e pemëve frutore,
– Ujitja e pemëve frutore për rreth dhjetë ditë para lulëzimit.

Dihet se pemët frutore në periudhën e lulëzimit ndikohen më shumë nga ngricat në lartësi të ulëta mbidetare dhe në pozicionet jugore dhe jugperëndimore, prandaj rekomandohet t’i shmangni këto pozicione. Disa lloje të hershme të mollës lulëzojnë më herët, dhe ato dëmtohen rëndë nga ngricat e vonshme pranverore, kështu që ato nuk duhet të mbjellen në zona të tilla. Shfrytëzoni vetëm varietetet me lulëzim të vonshëm që shmangin ngricat e vonshme pranverore.

Nga vendosja e borës rreth pemëve, rreziku i ngricave të pranverës së vonshme mund të shmanget në masë të madhe gjatë periudhës së lulëzimit. Efekti i saj bazohet në ftohjen e sistemit të rrënjëve nga bora e shkrirë. Që bora të mos shkrihet me shpejtësi, duhet të vendoset si shirit dhe pastaj ajo të mbulohet me kashtë.

Ujitja, kur ka kushte për këtë, nëse kryhet rreth dhjetë ditë para lulëzimit, arrihet një efekt i ngjashëm si në reshjet e borës, sepse uji i ftohë rrënjët e pemëve frutore dhe ato shumë më vonë fillojnë të thithin lagështinë dhe materiet inorganike, duke rezultuar me një lulëzim më të vonshëm të pemëve frutore për disa ditë. Masat indirekte jo gjithmonë sigurojnë mbrojtje të plotë, por vetëm zvogëlojnë rrezikun.

Masat direkte janë:
Tymi ose mjegullimi i një pemishte – është masa më e sigurt e luftës kundrejt ngricave të vonshme pranverore. Kjo është mënyra më e lirë dhe suksesi arrihet nëse temperaturat e ftohta nuk janë aq të forta, sepse në këtë mënyrë temperatura reduktohet në 1.5°C. Tymi krijohet duke ndezur materiale që krijojnë shumë tym të dendur.

Ngrohja e pemishteve – Ngrohja e ajrit në pemishte është një masë më e sigurt e mbrojtjes, por është mjaft e shtrenjtë dhe aplikohet vetëm në pemë frutore me intensitet të lartë. Ngrohja bëhet me furra të posaçme, ku përdoren qymyri në vend të drurit.

Shiu artificial – Ujitja me shiun artificial të pemëve frutore në periudhën e lulëzimit mund të parandalojë funksionimin e ngricave së vonshme pranverore. Temperatura në këtë rast mund të rritet nga -5° C në -1° C. Me spërkatje ndalet kur akulli mbi degët fillon të shkrihet.

Përfundim i përgjithshëm: – Kultivuesit e mollave, kumbullave dhe rrushit të verës në mënyrë që të shmangin humbjet për shkak të kushteve klimatike (ngricat e vonshme pranverore dhe ngricat e thella të dimrit) duhet të përdorin të dy masat e përmendura më lartë. Këto dy masa janë të një rëndësie të veçantë dhe mbulojnë njëra-tjetrën: sigurimin e indeksit bujqësor dhe zbatimin e masave agro-teknike. Zbatimi i këtyre dy masave ndihmon fermerët për të zvogëluar humbjet në nivelin që është i pranueshëm për fermerin.

Gazeta Bujku e boton me leje të IADK.org

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme