spot_img
HomeBUJKUNdikimi i florikulturës në psikologjinë e njeriut

Ndikimi i florikulturës në psikologjinë e njeriut

spot_img

Nga Msc. Besnike Aliaj 

Industria e luleve është një industri e re në vendin tonë, por që ka fituar një terren dhe vëmendje shumë të madhe dhe bënë pjesë në agrobizneset më të kërkuara në ditët e sotme. Ekzistojnë shumë lloje të luleve në Botë dhe secila prej tyre ka një veçori në vete si për nga bukuria ashtu dhe nga cilësia e tyre. Shqiptarët i kanë dashur gjithmonë lulet, njëkohësisht bukurinë e femrës e kanë krahasuar me lulet më të bukura që ekzistojnë. Përdorimi i luleve zbukuruese ka shënuar trende pozitive zhvillimore si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë. Tregu i luleve për buqeta (cut flowers) dominohet nga importi në masën mbi 90%, dhe importuesit kryesorë janë; Holanda, Italia dhe Greqia.

Përveç anës pozitive për nga bukuria që na dhuron florikultura, duhet të dimë se lulet kanë nevojë jashtëzakonisht shumë për kujdes dhe përkushtim të veçantë si për nga; ujitja, ndriçimi, temperaturat, pastrimi dhe plehërimi me kimikate përkatëse ushqyese për to. Disa lloje të luleve kanë veti helmuese, e disa të tjera veti konsumuese e shëruese.

Si një ndër lulet konsumuese dhe shëruese është lulja e Shafranit e cila kohëve të fundit kultivohet në Shqipëri po ashtu dhe në Kosovë. Shafrani është një lule ngjyrë vjollce, që parandalon shumë sëmundje dhe ka mbi 170 efekte pozitive në organizëm. Në brendësi të lules gjenden tri fije të verdha dhe tri fije të kuqe. Të kuqet përbejnë pjesën kryesore të kësaj lule dhe kanë një veti të madhe me një çmim deri në 250 euro për  gram. Kjo lule përveç që përdoret si erëza për ushqim, përdoret dhe për përpunimin e kozmetikës.  Për adhuruesit e luleve, themi se Florikultura ndahet në disa kategori kryesore të cilat janë:

Kultivimi i luleve të prera– të cilat përdoren për buqeta, lule dore për nuse, ikebana, kurora dhe dekorime të ndryshme. Disa nga llojet e luleve të prera janë: Achillea, Alstroemeria, Allium, Anthuriumi, Aster, Chrysanthenum, Cymbidium, Dianthus, Eustoma, Fressia, Gerbera, Gladiolus, Liliumi, Phalaenopsis, Rosa, Solidago, Tulipani, Vanda, etj, si dhe disa nga gjethet gjelbëruese të cilat përdoren për dekorimin e buqetave dhe ikebaneve: Asparagus, Aspidistra, Arachniodes, Cycas, Chicoblud, Cyperus, Hedera, Fatsia, Monstera, Phoenix, etj. Dhurimi i një buqete të bukur është bërë si etikë morale në përgjithësi tek të gjitha moshat. Buqetat me lule dhurohen si për ngjarje festive, ashtu dhe për ditëlindje, fejesa, martesa, përvjetor të ndryshëm, në shenjë respekti apo kërkim faljeje, në shenjë miqësie por dhe nëpër varreza. Për simpatizuesit e buqetave dhe dekorimeve me lule kemi zgjedhur disa  modele  që me pak ide dhe dëshirë mund ti punoni vet në shtëpitë tuaja.

Kultivimi i luleve zbukuruese– për ambiente të brendshme- (për zbukurimin e dhomave, zyrave, shkollave, spitalet apo korridore të ndryshme). Këto lule dallojnë kur bëhet fjalë për ujitje dhe ndriçim, pasi që disa lule kërkojnë më pak ujë e ndriçim e disa më shumë. Disa nga llojet e luleve për dizajnim të brendshëm janë: Achemea, Abutilon, Anthurium, Begonia, Campanula, Camelia, Cyclamen, Dipladenia, Guzmania, Kalanchoe, Phalaenopsis etj, (janë lule që lulëzojnë). Ndërsa, Adianum, Alocasia, Aloe, Calathea, Begonia Rex, Codiaeum, Dracaena, Diffenbachia, Ficus, Nolina, Phoenix, Sanseveria, Yucca etj, (lule që nuk lulëzojnë por i kanë gjethet dekorative). Një kombinim i zgjedhur me kujdes dhe i kombinuar me lulen apo enterierin e brendshëm, do t’ju dhuronte  një pamje të bukur për syrin dhe të shëndetshëm për organizmin, pasi lulet  e thithin ajrin e padëshiruar, duke lëshuar një aromë dhe oksigjen të mirë. Disa shembuj të ambienteve me lule në figurat që kemi zgjedhur.

Kultivimi i luleve sezonale (për dizajnimin e parqeve publike dhe private, ballkoneve, oborreve, vila, etj.) – Disa nga llojet e luleve sezonale janë: petunia, begonia, tagetes, ageratum, antirrhinum, geranium, impatiens, gazania, etj. Nganjëher mjaftojnë dy ngjyra  të luleve për të nxjerrë dizajnin e dëshiruar por ndonjëherë dhe lulet shumë-ngjyrëshe e të lloj-llojshme  do të krijonin një peisazh  të dashur dhe të bukur që do ta dëshironte çdo njeri.

Kultivimi i bimëve dekorative edhe shkurreve (për peizazhe të ndryshme të hapësirave të mëdha. Disa lloje të drunjëve dekorativ dhe shkurreve janë: Acer, Arbutus, Acocia, Amygdalus, Berberis, Buxus, Curpinus, Catalpa, Cercis, Ericca, Prunus, Paulownia, Spirea, Selix, Thuja, etj. Bimët dekorative në stinën e vjeshtës luajnë një rol të rëndësishëm  pasi ndryshojnë ngjyrën dhe na mundësojnë të punojmë lloje të ndryshme të kurorave për dyer, kombinime të buqetave dhe ikebaneve me lule të vjeshtës, dizajnimin e festave të fund-vitit duke kombinuar dhe me disa lloje të frutave të thata, qirinj apo fjonga dhe hala e kone të pishave.

Përmes këtij artikulli  jemi munduar që tek njerëzit të përcjellim një ndjenjë pozitive  në një mënyre sa më të bukur dhe të thjeshtë, duke bartur një mesazh inspirues tek adhuruesit e botës së luleve sidomos tek gjinia e bukur femërore.  Femrat shqiptarë janë të njohura për krijimin e gjërave të bukura, prandaj, me pak inspirim ato mund t’i japin jetë ambientit ku jetojnë e veprojnë. /Gazeta Bujku

—-

Biografia e autores 

Besnike (Bafti) Aliaj u lind në vitin 1988 në Prizren, Kosovë.

Interesi për lëndët që kanë të bëjnë me fushën e Agrobizneseve e shtyu atë që si temë studimi për punim Diplome të studimeve bazike të merrte temën: “PRODHIMI I LULEVE SEZONALE DHE NDIKIMI I TYRE NË ARKITEKTUREN E MJEDISIT NË REGJIONIN E PRIZRENIT” ku u vlerësua me notën maksimale nga profesorët.

Kurse më 19.11.2018 mori titullin: Master i Arteve në Administrim Biznesi. Pas përfundimit të suksesshëm të të gjitha provimeve të parapara me statut të Universitetit te Prizrenit “Ukshin Hoti”, ku si temë të Diplomës për Master ka përzgjedhur që të studiojë “RËNDËSINE E MARKETINGUT NË FUSHËN E FLORIKULTURËS” ku po ashtu u vlerësua me notë maksimale, duke e bërë të njohur si studiuesja e  parë e diplomuar me mastër në degën e florikulturës në Kosovë.

Krahas studimeve ajo ka ndjekur dhe një mori trajnimesh e seminare të ndryshme si në fushën e ekonomisë, agronomisë, bujqësisë ashtu dhe në fusha tjera si p.sh. Dizajn, Fotografe  ku dhe që nga viti 2013 ka marrë titullin “Fotografe Profesionale”.

Ajo po ashtu ka dhe një përvojë pune jashtëzakonisht të madhe në biznese prodhuese e veçanërisht në fushën e florikulturës ku dhe sot njihet si një profesioniste e zonja në dizajnimin dhe dekorimin me lule të gjalla. Synim i saj është që në një të ardhme të afërt të bëhet dhe dizajnerja e parë femër e peizazheve dhe arkitekturës së mjediseve të gjelbërta në Kosovë dhe rrethinë, si dhe të vazhdojë studimet postdiplomike të Doktoraturës në degën e Florikulturës.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme