spot_img
HomeBUJKUNdikimi i breshrit në prodhimin dhe cilësinë e frutave të mollës

Ndikimi i breshrit në prodhimin dhe cilësinë e frutave të mollës

spot_img

Breshëri është një fenomen i zakonshëm meteorologjik, i cili është vazhdimisht i pranishëm me frekuencë dhe ashpërsi të lartë. Zakonisht ndodh në “muajt e ngrohtë të vitit”, duke filluar nga muaji maj deri në gusht. Frekuenca më e madhe e breshrit ndodh gjatë muajit maj dhe qershor, por në një kuptim më të gjerë mund të ndodhë edhe më herët, si fundi i prillit deri në fund të gushtit.

Breshëri zakonisht shfaqet në orët e pasdites, diku rreth orës 01:00. deri në orën 8:00. dhe zgjatë për një maksimum prej 10 minutash. Edhe për një kohë kaq të shkurtër, dëmet nga breshëri në mbarë botën janë më shumë se 1 miliardë euro në vit. Dëmet në Kosovë më tejkalojnë shumën prej një milion euro në vit. Paraqitja e breshërit në Kosovë ndryshon mvarësisht nga regjioni dhe ndodh zakonisht cdo 3 vite mirëpo nganjëherë mund të paraqitet edhe 3 herë brenda muajit (Rajoni I Gjilanit) në qershor të vitit 2018. Sipërfaqet e prekura nga breshëri përfshijnë sipërfaqe dhe shirita të ngushtë. Dëmet janë të konsiderueshme, sidomos në vreshtat, pemishtet dhe disa kultura perimore frytore, të tilla si speca dhe domate. Breshëri ndikon drejt për drejtë në kualitet dhe shkakton humbje të rendimentit. Megjithatë, për shembull, në pemishtet e mollës, breshëri shkakton më shumë dëmtime në cilësi, sesa në sasi.

Breshëri shfaqet nga fundi i prillit deri në fund të gushtit. Zakonisht në praktikë detyrimi i siguruesit fillon kur 50% e petaleve bien nga lulet e së njëjtit varietet dhe nëse ato nuk vjelen brenda 10 ditëve pas përfundimit të periudhës së vjeljes. Breshëri mund të dëmtojë frytet, gjethet dhe degët e mollës sidoqoftë sigurimi zakonisht mbulon vetëm frutat e dëmtuar edhe pse gjethet, sythet dhe degët kanë rol fiziologjik shumë të rëndësishëm në aktivitetet jetësore të mollës.

Gjetjet e lidhura me rrezikun e breshërit në pemishtet e mollës

1. Breshëri shkakton më shumë dëme në kualitetin e mollës sesa rendimentin mirëpo dëmet në kualitet nuk e kaloojnë 50% e të ardhurave

2. Ndikimi i breshërit në disa raste konsiderohet të jetë minimal sepse në qoftë se paraqitet nga mesi i majit deri në fillim të qershorit, breshëri do ti rrallojë frutat e mollës, kështu që fermerët nuk do të duhet të ndërhyjë kimikisht ose manulaisht për të hequr të paktën 30% e frutave të tepërt.

3. Të gjetura të tjera që ndikojnë në sasinë e humbjeve nga breshri:

3.1 Varietetet e ndryshme të mollës reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj intensitetit dhe frekuencës së breshërit;

3.2 Zakonisht breshëri shoqërohet me stuhi, kështu që breshëri sulmon vetëm njërën anë të drejtimit të rreshtit të mollës në pemishtet e mollës

3.3 Madhësia e granulës së breshërit është shumë e rëndësishme sepse sa më e madhe të jetë granula aq më të mëdha do të jenë dëmet nga breshëri.

3.4 Dendësia e frutave luan rol të rëndësishëm, sepse nëse prodhohen më shumë fruta, mbrojtja e frutave është më e lartë, sepse frutat mbulojnë njëri-tjetrin etj.

3.5 Pozicioni i frutave është shumë i rëndësishëm për impaktin e breshërit sepse frutat që ndodhen në pjesët më të larta të pemëve janë më të ekspozuara nga breshërit sesa frutat që ndodhen në pjesën e poshtme të pemëve të mollëve. Breshëri sulmon pozicionet më të larta të pemëve ashtuqë frutat që ndodhen në pjesët e poshtmë të pemës do të jenë të mbuluara nga frutat që ndodhen në pjesën e sipërme.

Pas paraqitjes dhe dëmtimeve nga breshëri, frytet e mollës do të klasifikohen në klasët në vijim:

Klasa I – Kjo klasë përfshinë frytet e dëmtuara sipërfaqësisht dhe dëmtimi nuk është më I madh se 1 cm në sipërfaqen e frytit.

Klasa II – Kjo klasë përfshinë frutet e mollës më sipërfaqe më shumë të dëmtuar dhe dëmtime të thella të sipërfaqes së frytit deri në 2.5 cm të sipërfaqes.

Klasa III – Kjo klasë përfshinë frutat e mollës të dëmtuara në shkallë të lartë dhe të cilat frytet mund te përdoren vetëm për qëllime industriale.

Metodologjia e vlerësimit të dëmëve të breshërit

Egzistojnë disa metoda për vlerësimin e humbjeve nga breshëri që përdoren nga ana e agronomëve. Këto metodologji bazohen në metodat diagonale “X” ose “Y” që mundësojnë vlerësimin e humbjeve në pemishtet. Këto metodologji ndjekin hapat e mëposhtëm:

– Lokalizimi sulmuar nga breshri duhet të përcaktohet saktësisht
– Në varësi të metodologjisë, agronomët duhet të marrin degët nga 2 pemë të mollës diagonalisht (X ose Y) në secilin segment. Degët duhet të jetë të paktën 1m në gjatësi.
– Të gjitha frytet e mollës duhet të numërohen në çdo degë dhe ato fruta të prekura nga breshëri duhet të kalkulohen për të gjetur përqindjen e dëmtuar për degë

Si munden fermerët të zbusin rrezikun nga breshëri?

Ekzistojnë dy mënyra agronometrike për mbrojtjeje kundër breshërit ose zvogëlimin e humbjeve:

1. Vendosja e rrjetës anti-breshër ka disa përparësi: mbron frutin e mollës kundrejt breshërit; mbron frutat nga skuqja diellore, sidomos disa lloje të tilla si Gran Smith. Kështu, rrejti ndikon në përmirësimin e cilësisë së frutave; mbron frutet nga insektet, kështu që insektet nuk e kafshojnë frutin. Përderisa si mangësi konsiderohet cmimi I lartë që nevojitet për vendosjen e rrejtave prej 9,000 deri në 18,000 EUR në varësi të cilësisë së sistemit kundër breshërit.

2. Çdo frut i mollës i goditur nga breshëri shoqërohet nga kroma e mollës (Venturia inaequalis). Në kohën kur pemishtja e mollës është goditur nga breshëri, fermeri duhet të trajtojë menjëherë mollën e tij me preparate me bazë Bakri (Cu)./Iadk.org

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme