spot_img
HomeBUJKUMustafa: Do t’i përkrahim bujqit e prekur nga dëmet në Vushtrri

Mustafa: Do t’i përkrahim bujqit e prekur nga dëmet në Vushtrri

spot_img

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka vazhduar me vizitat e tij në terren, për të ofruar mbështetjen e tij për bujqit e prekur nga  dëmet e breshrit dhe reshjeve të fundit të shiut në vendin tonë.

Gjatë ditës, Ministri Mustafa i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri si dhe deputetja Rrezarta Krasniqi, kanë qëndruar në fshatrat e kësaj komune, ku janë njoftuar nga afër me dëmet e shkaktuara në veprimtaritë bujqësore të fermerëve të këtij rajoni.

“Gjatë këtij viti, sektori i bujqësisë ka pësuar dëme të shumta nga breshri dhe reshjet e shiut, të cilat ua kanë vështirësuar veprimtaritë fermerëve tanë. Duke parë gjendjen me të cilën po ballafaqohen, do të angazhohemi në vazhdimësi që të ju ofrojmë mbështetjen për të tejkaluar dëmet e shkaktuara”, ka thënë Ministri Mustafa.

Ministri Mustafa i ka njoftuar ata se tashmë komisionit e përbashkëta mes ministrisë dhe komunave, janë duke e kryer punën e tyre për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga breshëri, të cilat do të kompensohen brenda mundësive buxhetore të ministrisë./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme