spot_img
HomeBUJKUBlegtoriMufloni evropian

Mufloni evropian [Ovis Musimon]

spot_img

Është kafshë me madhësi mesatare, mjaft e zhvilluar, vitale dhe mjaft e gjindshme. Është formë e egër paraardhëse e deles që jeton edhe sot në regjionin e Sardenjës, pastaj në Korsikë dhe gjithashtu ekziston edhe në malet e Sllovenisë. Jeton në gupe, kope apo bylykë prej 10-30 frymë në një grup me nga 1 dash. Ka lartësi mesatare në xhidavi rreth 70 cm me peshë 40-50 kg. Trupin e ka të mbuluar me qime shumë të shpeshta dhe të yndyrshme. Ngjyrën e qimes e ka të murrme në të mbyllët deri në të murrme të çelur. Është karakteristikë se ngjyrën e qimes e ndërron varësisht nga stina e vitit, ku gjatë dimrit e ka të murrme të mbylltë ndërsa verës të murrme të çelur. Tek disa krerë të muflonit evropian mund të hasen edhe pigmente me ngjyrë të bardhë në pjesë të ndryshme të trupit.

Mufloni evropian ka brirë mjaft të zhvilluar me gjatësi deri në 80 cm dhe me peshë 4-5 kg. Është provuar nga shumë shkencëtar dhe hulumtues që mufloni evropian të kryqëzohet me dele apo me raca të buta dhe në të shumtën e rasteve ka dhënë pasardhës të pëlleshëm. Afshi zakonisht paraqitet në vjeshtë dhe mbarsmëria zgjatë 5 muaj apo 150 ditë. Nga mufloni evropian e kanë prejardhjen xhufkat. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme