spot_img
HomeBUJKUMoti i ngrohët është i mirë apo i keq për bletët e...

Moti i ngrohët është i mirë apo i keq për bletët e mjaltit?

spot_img

Shkencëtarët kanë arritur në përfundim se:…Aktiviteti i rritjes së pjellës në familjet e bletëve , gjatë dimrit është shumë i ndjeshëm ndaj kushteve  të motit. Janë hetuar korrelacionet statistikore midis variablave mujorë të klimës dhe niveleve të vdekshmërisë nga dimri. Rezultatet  tregojnë se kushtet e motit më të ngrohtë dhe të thatë, në vitin paraardhës u shoqëruan me rritje të vdekshmërisë.

Studimet tregojnë dëshmi të qarta të një lidhje midis ndryshueshmërisë së klimës dhe vdekshmërisë të bletëve të dimrit. Familjet  me mbretëresha të vjetra, dëmtohen më shumë gjatë  dimrit, ka rënie më të theksuar të popullsisë, fuqi më të dobët të kërkimit të ushqimit, më pak mjaltë, më pak gjithçka. Bletët shfaqen më herët, sesa kur shfaqen bimët mjaltore të stinës.

Kjo prishje e ekuilibrit natyror mijëra vjeçarë, sjell çrregullime në parametrat biologjik të jetës së bletës. Farat e shumë bimëve mjaltore lulëzuese vendase kërkojnë një periudhë më të gjatë ftohjeje për të thyer shtresat e farës dhe për të shkaktuar mbirjen. Bimësia pushtuese – do të jetë e pranishme me një përhapje të shtuar të  saj. Këto  bimë lulëzojnë më herët dhe tejkalojnë bimët mjaltore vendase që zakonisht qëndrojnë në gjumë më gjatë.

Pse dimrat e ngrohtë janë të dëmshëm për mjedisin?

Bleta e mjaltit (Apis mellifera) ndalon shtimin e pjellave gjatë dimrit. Rritja e pjellave rifillon në fund të dimrit për të krijuar një forcë të mjaftueshme punëtore që lejon të shfrytëzoj burimet e luleve në pranverën e ardhshme.

Koha e fillimit të pjellës (familje në letargji) është thelbësore. Fillim i parakohshëm i pjellës mund të çojë në një zbrazje të hershme të rezervave të energjisë. Gjithsesi, mekanizmi që qëndron në themel të kohës së fillimit të pjellës dhe rreziqet e mundshme të keqinterpretimit gjatë ndryshimit të vazhdueshëm të klimës, ende nuk janë kuptuar mirë. Ndjekja e temperaturës në zgjua si tregues për aktivitetin e rritjes së pjellës zbuloi se; rritja e temperaturës së mjedisit, nxit fillimin e pjellës. Koha e fillimit të pjellës në fund të dimrit drejtohet kryesisht nga temperatura, por modulohet nga drita.

Ngrohja e motit mund të ndryshojë  bashkëveprimin e këtyre faktorëve dhe të rezultojë në mospërputhje të fenologjisë së pjellës dhe kushteve mjedisore. Bletët shfaqen më herët, sesa kur shfaqen  bimët mjaltore të stinës. Pse dimrat e ngrohtë janë të dëmshëm për mjedisin?

Pavarësisht nëse specialistët e bletarisë, janë dakord ose jo me interpretimin e të dhënave të motit që tregon një trend të ngrohjes globale. Bletari me siguri ka parë diçka në zonën etj, që tregon se gjërat po ndryshojnë. Për të, ky ndryshim është periudha e hershme e lulëzimit të pemëve mjaltore. Dru frutoret me lulëzim më të hershëm. Kryesisht ato që sigurojnë polen për bletët, lulëzojnë më herët se normalisht. Pikërisht kur rezervat kritike të ushqimit në familjet e bletëve mund të jenë pakësuar ndjeshëm, ndër kohë që  bletët ende s‘kanë dalë nga letargjia.

Ky moment është  kërcënimi më serioz  i popullatës së bletëve.Kështu që ekziston gjithashtu rreziku për çeljet nga luhatjet e temperaturës  siç kemi përjetuar edhe vite  më parë, në javën e fundit të shkurtit.

Po në zona me mot të ashpër:

Kondensimi i dimrit. Nëse e mbyllni zgjuan  shumë të ngushtë, mund të rrisni kondensimin e përgjithshëm brenda zgjoit dhe të bëni që ky ujë i ftohtë të pikojë vazhdimisht mbi grumbull dhe përfundimisht të vras bletët. Studimet tregojnë se; një zgjua i veshur me plastmasë,konsumon gjatë dimrit 26% më shumë ushqim. Për çdo kg ushqim të konsumuar prodhohet 500 ml  ujë. Vendosja e mjaltit të ruajtur pranë grupit të dimrit. Sa herë kemi dëgjuar që një  familje vdiq edhe pse kishte shumë mjaltë.

Sigurohuni që zgjua të ketë një lloj ventilimi .Në prag dimri, bashkohen familjet e dobëta me ato të forta. Shumica e të dobëtave nuk dimërojnë mirë, nëse nuk vdesin gjatë dimrit, vdesin në maj ose qershor. Shumë mund të thuhet në lidhje me përgatitjen e një familje për dimër, por familja që ka shansin më të mirë për të mbijetuar në dimër,  do të jetë ajo që është  e fortë gjatë gjithë vitit dhe ka një mbretëreshë të re.

Dimri është një periudhë nervoze për bletarët. Shqetësimi i tyre fillon më rënien e dëborës dhe shoqërimi me erë  ftohtë, të veriut. Ata pyesin dhe shqetësohen se si po ecin bletët. Muaj të ftohtë, erëra, dëborë, shi, mjegull dhe re, na bën që të shqetësohemi për mirëqenien e bletëve tona. Në dhjetor, shumica e bletarëve e vendosim veshin jashtë pjesës së jashtme të zgjoit dhe bëjnë një trokitje të lehtë për të parë nëse ende gumëzhin, dhe zakonisht po. Është diçka e rrallë që një familje të vdesë në Dhjetor apo edhe në Janar. Fakti është, se shumica e familjeve  nuk vdesin as në Shkurt. Ato vdesin në Mars, kur kanë shteruar rezervat e tyre të ushqim. Ato nuk kanë ushqim,për ditët e ngrohta të hershme.

Përgjigja ndaj temperaturës mund të modulohen edhe nga periudha si edhe nga ora e brendshme e bletëve, që lidhet me kujtesën e hershme dhe të re të tyre. Ndryshimi i klimës dhe ngjarjet më të shpeshta të motit të ngrohtë gjatë dimrit, kanë potencialin për të prishur sinkronizimin midis kohës sezonale të fillimit të pjellës në familjet e bletëve të mjaltit dhe fenologjisë së lulëzimit të bimëve mjaltore. Duke nënvizuar rëndësinë e bletëve të mjaltit për mjedisin dhe veçanërisht për kulturat me lulëzim të hershëm si; bajame, kumbulla, mollë, dardhë etj. Kjo mund të sjelli rrjedhoja të thella negative në përshtatjen e bletëve.

Ndryshimi i klimës: Një kërcënim për bletët e egra

Bletët egra të rrezikuara.

Nga më shumë se 800 specie bletësh të egra në të gjithë Evropën, shtatë prej tyre klasifikohen si të rrezikuara në mënyrë kritike , 46 të rrezikuara, 24 janë të prekshme dhe 101 gati të kërcënuara,  duke cituar listën realiste të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës me qendër në Zvicër. Lista e kuqe e specieve të kërcënuara ka evoluar për t’u bërë burimi më i plotë i informacionit në botë mbi statusin global të ruajtjes së kafshëve, kërpudhave dhe llojeve të bimëve./Gazeta Bujku

Vazhdon: Ushqimi i bletëve.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme