spot_img
HomeBUJKUMoti, ditëve në vijim priten reshje të dendura bore, në fundjavë sërish...

Moti, ditëve në vijim priten reshje të dendura bore, në fundjavë sërish acar

spot_img

8.01.2019 – Vorbulla ciklonike nga Atlantiku, që po depërton mbi Europën qëndrore dhe lindore, do të formoj edhe një vorbull dytësore mbi Itali, e cila ditëve në vijim do të kaloj edhe nga rajoni ynë. Masat e lagështa nga Mesdheu që do të sjellë kjo vorbull dhe masat e ftohta ajrore arktike që po depërtojnë nga veriu i kontinentit do të krijojnë kushte për reshje më të qëndrueshme bore ditën e mërkurë dhe të enjte.
Ndërkohë në fundjavë sërish do të depërtojë acar nga verilindja e kontinentit që do të zbres sërish temperaturat nën vlera mesatare.

No photo description available.

Në kushtet që parashihet të mbajnë ditëve në vijim, sidomos nga dita e premte, cilësia e ajrit do të pësojë përkeqësim, ndërsa vlerat e indeksit do të rriten edhe në vlera të pashëndetshme. Ditën e enjte kur parashihet të ketë më shumë erëra vlerat do të zbresin edhe në normale.

9.01 – Ftohtë. Vranët dhe me borë. Kohëpaskohe reshjet do të jenë më intenzive.

10.01 – Ftohtë. Në mëngjes kryesisht vranët. Ditën priten reshje bore, që pasdite dhe në mbrëmje do të jenë më intenzive.

11.01 – Shumë ftohtë. Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

12.01-13.01 – Në fundjavë acar. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Të shtunën pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell. Ditën e diel gjatë ditës vransirat do të shtohen.

Image may contain: text

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të mbeten nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në -5C, e maksimalet nga -4C deri në -1C. Në fundjavë minimalet mund të zbresin edhe deri në -12C. Në viset e mbuluara me mjegull, temperaturat do të jenë edhe më të ulëta.
Era do të fryejë lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga jugdlindja dhe verilindja 2-10m/s.
Shtypja atmosferike, me afrimin e vorbullës ciklonike, do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale./Prishtinaweather/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme