spot_img
HomeBUJKU‘Mos i digjni hamulloret’

‘Mos i digjni hamulloret’

spot_img

Ali Gacaferri zyrtar për Bujqësi Zhvillim Rural dhe këshilltar publik për agrokultura pranë Komunës se Junikut, përmes një shkrimi në Facebook u ka bërë thirrje fermerëve që të mos i djegin hamullorët.

Ai ka thënë se nga djegia e hamullorëve dhe barit të thatë mund të shpërthejnë zjarre masive dhe shpërndarje të zjarreve nëpër vendbanime apo pyje. Duke rrezikuar të shkaktojnë dëme të mëdha qofshin ato të natyrës ekonomike, të rrezikimit të jetës së qytetarëve, ambientit etj.

“Apel fermerëve – Mos i digjni hamullorët (stërnishta, arat e korrura, barërat e këqija, mbetjet organike etj.

Ju bëj thirrje të gjithë fermerëve që të mos i djegin hamullorët pas korrjes së misrit. Nga djegia e hamullorëve dhe barit të thatë mund të shpërthejnë zjarre masive dhe shpërndarje të zjarreve nëpër vendbanime apo pyje. Duke rrezikuar të shkaktojnë dëme të mëdha qofshin ato të natyrës ekonomike, të rrezikimit të jetës së qytetarëve, ambientit etj.

Ndërsa, djegia e hamullorëve shikuar në aspektin shkencor nuk i ndihmon asgjë tokës punuese, vetëm sa e degradon atë dhe për këtë bujqit duhet të jenë të vetëdijshëm. Pas korrjes së misrit duhet bëhet një lëvrim i ceket! Djegia është kancer-karbonizim, helmim i strukturës së tokës”, ka shkruar Gacaferri. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme