spot_img
HomeBUJKUMorri i rrënjëve në dredhëz

Morri i rrënjëve në dredhëz

spot_img

Morri i dredhëzës (Chaetosiphon fragaefolii) dhe morri i rrënjëve të dredhëzës (Aphis forbesii) janë insekte me trup të butë që zakonisht gjenden në degët e reja dhe sythat e kurorës se bimës dhe gjithashtu në venat e sipërfaqes se poshtme të gjetheve.

Dëmtimi

Morrat thithin lëngun e bimëve, duke penguar rritjen e tyre. Shenjat tipike të dëmtimit të morrave përfshijnë gjethe të përdredhura, njolla të verdha, dhe prani të lëngut sheqeror ngjitës të çliruar nga morrat. Kërpudhat e zeza të tymthit mund të zhvillohen mbi gjethe që ndikon në fotosintezë dhe ul prodhimin. Morri i rrënjëve të luleshtrydhes thith lëngun nga rrënjët e bimëve duke i bërë ato të duken vyshkura dhe të zbehta. Morri i dredhëzës është një bartës i disa sëmundjeve të rëndësishme virusale.

Mbrojtja nga morrat është e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e viruseve nga një bimë në një tjetër dhe nga fushat e infektuara në mbjelljet e reja të shëndetshme. Mbrojtja kërkohet gjatë gjithë sezonit të prodhimit, megjithatë koha më kritike është në maj dhe qershor kur popullatat e morrave arrijnë pikun dhe insektet e rritura me krahë lëvizin nga fusha në fushë.

Masat në kuadrin e praktikave të mira bujqësore dhe menaxhimit të integruar të dëmtuesve

  • Popullatat e morrave luftohen me parazitë dhe grabitqarë natyrorë.
  • Për të ndihmuar parazitët dhe grabitqarët duhet mbajtur nën kontroll pluhuri.
  • Monitoro rregullisht me gracka të verdha ngjitëse.
  • Mos përdor sasi të mëdha azoti; përdor plehra që e çlirojnë azotin ngadalë.

Mbrojtja kimike (kur është e domosdoshme)

  • Mund të përdoren insekticide sintetike që përmbajnë Imidacloprid, Thiamethoxam, ose Acetamiprid.

Shembuj të pesticideve janë dhënë më poshtë.

Lexo me kujdes etiketën e pesticidit para përdorimit! /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme